Komision Qëndror i Zgjedhjeve/ Pas denoncimeve, administarat e KQZ po përgatit numërimin e 519 kutive të votimit ose 10% të totalit

211
Sigal

KQZ do rinumërojë 10% të kutive të votimit që do caktohen rastësisht

 

Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për nisjen e procesit të rinumërimit manual të 10% të kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Konkretisht 519 kuti votimi.Procesi i rinumërimit është detyrim ligjor për KQZ-në, në mënyrë që të evidentohen shkeljet e mundshme gjatë numërimit fillestar të votave.Përzgjedhja e kutive të votimit bëhet në mënyrë rastësore. Nëse gjatë procesit të rinumërimit do të vihen re parregullësi apo shkelje ligjore, atëherë KQZ ka të drejtën t’ia kalojë ato organit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve.Burime nga KQZ bëjnë me dije se administrata është drejt përfundimit të projektvendimin, i cili do të saktësojë procedurën përkatëse për rinumërimin e votave, në mënyrë që të kalojë për miratim në një mbledhje të posaçme javën e ardhëshme.

 

PS ka harxhuar 82 milionë lekë më shumë se opozita në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar këtë të martë raportet me pasqyrat financiare të shpenzimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas KQZ, PS-ja e cila fitoi mandatin e tretë për qeverisje, ka shpenzuar 172 milionë lekë, 82 milionë lekë më shumë sesa kanë shpenzuar bashkë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike ka shpenzuar 47 milionë lekë në fushatë, sipas raportit të KQZ, ndërsa LSI ka shpenzuar 43 milionë lekë.

17 mln vetëm për Facebook-un sipas KQZ

Edi Ramës i ka kushtuar mandati i tretë 172 milionë lekë të rinj. Kaq është shifra zyrtare e shpenzimeve që ka deklaruar Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë raportimit financiar.

Partia Demokratike ka shpenzuar, 3.6 herë më pak se partia në pushtet. Lulzim Bashës fushata që nuk e bëri dot kryeministër i ka kushtuar 47 milionë lekë të rinj. Socialistët kanë gjeneruar të ardhura, të cilat i kanë lejuar edhe të kursejë 4 milionë lekë, ndryshe nga PD të cilët fushata ja ka lënë arkën bosh.

Paratë nuk janë kursyer as për të sponsorizuar materialet e partive në rrjetet sociale. Vetëm për Facebook-un, të dy partitë së bashku kanë harxhuar mbi 140 mijë euro. PD ka deklaruar pagesa për median sociale rreth 7 milionë lekë të rinj, ndërsa PS rreth 10 mln lekë.