Koenders: Mirëbesim dhe kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme

482
Reforma në drejtësi dhe situata politike në vend kanë qenë në fokus te bisedimeve mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrit të Jashtëm të Vendeve të Ulëta Bert Koenders në takimin që zhvilluar gjatë mesditës së sotme.

Në fjalën e tij, kryediplomati holandez mësohet të jetë shprehur se BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Por nga ana tjetër ka theksuar se “dëshirojmë një klimë mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Nga ana e tij, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen hollandeze. 

Kreu i Kuvendit nënvizoi se integrimi evropian kërkon zbatim cilësor të reformave dhe reforma në drejtësi mbetet kryefjala e angazhimit tonë politik.

Referuar bojkotit të opozitës, Meta deklaroi se Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive.

Meta dhe Koenders biseduan dhe mbi bashkëpunimin dypalësh.

Meta: Hollanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda BE.Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Një vend të rëndësishme mes dy bashkëbiseduesve zunë edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Ata ndanë qëndrimin e përbashkët se stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe axhendës euro- atlantike të tërë rajonit.
Sigal