Erisa Xhixho:”Fuqizimi i sektorit të bujqësisë dhe arsimimi profesional i të rinjve në zonën e Portezës dhe Rroskovecit”

401
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të bashkisë së Roskovecit.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Xhixho theksoi se bujqësia është burimi kryesor i ekonomive familjare në këtë zonë dhe shprehu mbështetjen për këtë sektor.

“Bujqësia është burimi kryesor i ekonomive familjare në zonën e Portezës dhe Rroskovecit ndaj dhe u takuam për të folur për mbështetjen e mëtejshme që LSI do t’i japë këtij sektori. Fuqizimi i sektorit të bujqësisë dhe arsimimi profesional i të rinjve të këtyre zonave është në qendër të programit tonë”, u shpreh Xhixho.
Sigal