Koço Kokëdhima/ Përshëndes mocionin e socialistëve të përjashtuar nga sekti i Rilindjes. PS-ja duhet çliruar nga uzurpatorët

Koço Kokëdhima mbështet mocionin e 8 socialistëve: PS-ja duhet çliruar nga uzurpatorët

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ mbështet mocionin e 8 socialistëve: PS-ja duhet çliruar nga uzurpatorët. Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, mbështeti mocionin e 8 anëtarëve të PS-së me kërkesën për reformimin e partisë, në prag të kongresit të të shtunës. “Tetë anëtarë të PS-së publikuan sot një një mocion me kërkesën për reformimin e partisë, në prag të kongresit të të shtunës. Ata kërkojnë rishikimin e programit dhe të statutit për të nxjerrë jashtë radhëve të saj manipuluesit e votave; lirinë e shprehjes së brendshme, vendimmarrjen dhe drejtim kolegjial të saj; një parti të pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar e kufizimin e mandatit të drejtuesve të lartë; amendimin e ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, që u dha pushtet sulltanësh kryetarëve; verifikimin sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave në detyra të larta shtetërore, konfiskimin e pasurive të tyre të paligjshme, si dhe dënimin e abuzuesve, pavarësisht funksionit politik që ka patur. E përshëndes dhe e mbështes mocionin e këtij grupimi të vogël, si thirrje e të gjithë socialistëve të ndershëm që ndjehen të përjashtuar nga partia e rrëmbyer prej vitesh nga sekti i Rilindjes. Këto dhe reforma të tjera më të thella kërkova në letrën e hapur që i dërgova mbledhjes së zgjeruar të Asamblesë Kombëtare të PS-së, tri javë përpara kongresit të 29 prillit 2017. I kërkova anëtarësisë së gjerë të socialistëve që ta çlironin partinë nga drejtimi amatoresk, autokrat dhe arbitrar i Edi Ramës; rikthimin e PS-së nga një bashkësi parapolitike në partinë pranë njerëzve dhe në shërbim të tyre, duke u kthyer pushtetin qytetarëve të përbuzur e të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Rilindja nuk e pranoi platformën e ‘Zgjidhja’-s për demokratizimin e PS-së dhe bëri krime politike dhe ekonomike njësoj si PD-ja e Berishës. Shqipëria ka nevojë urgjente për një PS të çliruar nga uzurpatorët, që ajo të përqafojë tezat e ‘Paktit Kombëtar’ të partisë ‘Zgjidhja’ dhe, në bashkëpunim të sinqertë me të gjitha forcat e tjera politike, të rikthejmë republikën, vlerat demokratike dhe besimin te zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

Sigal