Koalicioni i Majtë fitues me 50 %, e Djathta me 43,5 %

PR Marketing dhe “Ora News” publikojnë  sondazhin e tretë për zgjedhjet e 23 Qershorit

PR Marketing dhe “Ora Nevvs” publikuan mbrëmë  sondazhin e tretë për zgjedhjet e 23 Qershorit. Përveç sondazhit në rang kombëtar, në emisionin “Tonight Ilva Tare”  u publikuan edhe të dhënat për Qarkun e Fierit me 16 mandate. Sondazhi i dytë tregoi se, nëse zgjedhjet mbaheshin më 21 maj, koalicioni i majtë do të fitonte 48 %, ndërsa koalicioni i djathtë do të merrte 43. 5 % të votave. Në sondazhin e dytë u publikuan edhe të dhënat për Qarkun e Tiranës, ku mandatet ndaheshin 17 për të Majtën dhe 15 për të Djathtën.

NOA

Koalicioni i Majtë, fitues me 50 %

Të dhënat e sondazhit të tretë, në rangun kombëtar dëftojnë një rritje të përqindjes të Koalicionit të Majtë, deri në 50 %, e krahasuar nga 48 %, të të dhënave të sondazhit të dytë, para 15 ditëve. Kjo tregon tendencën e polarizimit të votës të elektoratit, sa më shumë afron dita e zgjedhjes. Gjithashtu, një tjetër tendencë e elektoratit, gjithmonë sipas të dhënave të sondazhit të tretë, është se PS-ja, si parti më vete, ka një përqindje më të madhe rritjeje, në 40 %, e krahasuar nga 38 %, e të dhënave të 15 ditëve të mëparshme. LSI-ja si parti ka 6,3 %, FRD-ja ka 3,7 %, ndërsa AK-ja ka një ulje të dukshme, në 2 %, nga 3 %, të 15 ditëve më para.

Koalicioni i Djathtë, 43,5 %, me një rritje 0,5 %.

Të dhënat e sondazhit të tretë tregojnë se Koalicioni i Djathtë ka një rritje shumë të vogël 0,5 %, e krahasuar nga 15 ditë më parë, është në shifrën e 43,5 %,  por kjo rritje është shumë e vogël, e krahasuar me përqindjen në rritje të Koalicionit të Majtë. Edhe PD-ja po këtë përqindje të ulët, 0.5 % ka rritje, është në 38,5 %.

Përfundimi: Akoma nuk mund të flitet për fitues të 23 Qershorit

Ka ende 18 ditë nga 23 Qershori dhe këto të dhëna të sondazhit të tretë nuk mund të flasin për një konkluzion përfundimtar. Nuk mund të nxirren konkluzione për fituesin e 23 Qershorit, sepse ende elektorati është i pavendosur. Të dhënat e sondazhit tregojnë për prirjen e njerëzve të pyetur sot, kur dihet se në momentin e votimit, vendimmarrja mund të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, të cilat mund të ndërmjetësojnë në 18 ditët e mbetura. Nga ana tjetër, marxhi i gabimit është 2,8 %, që do të thotë, se teknikisht, meqë rezultatet  e sondazhit janë në kufijtë e vogla të diferencës, votimi mund të përmbysë lehtësisht edhe parashikimet e të dhënave të sondazhit.