Klodian Zoto i incineratorëve kërcënon me padi $500 milionë një gazetë zimbabviane

553
Sigal

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Më 7 qershor, një gazetë në Zimbabve, e quajtur Zimbawve Independent,botoi një artikull ku denonconte një skandal me tendera me vlerë prej 120 milionë eurosh, ku përfshihej dhe kompania holandeze Integrated Energy B.V.

Kjo kompani kishte fituar tenderin për të ndërtuar inceneratorin e mbetjeve të kryeqytetit të Zimbabves, Harare, në shkelje të procedurave ligjore të tenderimit publik.

Siç kemi shpjeguar më parë, këto taktika janë shumë të ngjashme me mënyrën se si Integrated Energy, nën drejtimin e sipërmarrësit Klodian Zoto, ka fituar një tender prej 140 milionë eurosh për të ndërtuar një incinerator mbetjesh në Tiranë.

Për këtë arsye, Samukange Hungwe Attorneys, një studio ligjore në Harare, duke pretenduar se përfaqëson Integrated Energy BV, i ka dërguar një letër gazetës ku i kërkon korrigjimin e plotë të artikullit, duke kërcënuar me një padi prej 500 milionë dollarësh. Gazetari Andrew Kunambura i Zimbabwe Independent ja përcolli këtë letër redaksisë së Exit.al për botim.

Në letër padinë, avoakti E.R. Samukange pretendon se:

“Zoto nuk është në asnjë lloj mënyre, i lidhur me kompaninë Integrated Energy BV dhe ai nuk është me kombësi holandeze.”

Kjo deklaratë vlen të shqyrtohet për dy arsye. Nëse vërtetë Klodian Zoto nuk është i lidhur me Integrated Energy BV, nga e dinë ata se ai nuk ka kombësi holandeze?

Për më tepër, Exit.al ka publikuar në të shkuarën të dhëna nga Dhoma Holandeze e Tregtisë, ku tregohet qartë se Zoti Zoto është në bordin drejtues të Integrated Energy BV. Pretendimet e studios ligjore janë në kontradiktë me të dhënat e Dhomës së Tregtisë: Klodion Zoto ka qenë në bordin drejtues të kompanisë, të paktën në kohën kur kjo kompani ka fituar tenderët në Shqipëri./exit.al