Klement Zguri: Ja si ndahen 7 anëtarët e KZAZ

498
Sigal

Vetëm LSI nga partitë e tjera parlamentare do të ketë një anëtar në komisionet që do të administrojnë zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Klement Zguri: Tre anëtarë propozohen nga PS; dy anëtarë propozohen nga PD ;një anëtar propozohet nga LSI; anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet PS dhe PD.

Partitë politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019. Sipas shortit të hedhur në mbledhjen e Komisionit, Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba debatuan në mbledhje në lidhje me buxhetin për edukimin e votuesve, që përfshin edhe spotet që do të shpërndahen në media. Klement Zguri: Propozimi yt ndryshon për 24 orë, kjo është e tmerrshme. Dje ramë dakord dhe ishte propozimi yt. Vjen tani dhe ma kthen. Minimalisht pak respekt, të na e thoshe përpara.