Klajda Gjosha: Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi

451
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha  ngriti në fokus shqetësimin se papjekuria e politikës po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.

Me një shënim në facebook, Gjosha shkruan se është prioritet kombëtar rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

“Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, shkruan Gjosha