Kim Mehmeti: Qeveria e Rilindjes nuk ka bërë asgjë, ka shkatktuar vetëm grindje. Piktori mund ta shpall veten edhe mbret

218
Sigal

 

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, tha mbrëmë se në Shqipëri, tollovia është e plotë. Kim Mehmeti: Në këtë tollovi përfitojnë politikanët. Në tërë këtë zhurmë përfiton qeveria, që përmes kësaj zhurme mbulon fytyrën e vet dhe në njëfarë mënyrë mbijeton duke nxitur mosmarrëveshje politike, duke krijua probleme edhe aty ku nuk duhet të ekzistojnë.  Qeveria shkakton probleme që më pas të duket sikur po i zgjidh vetë. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkaktuar grindje dhe e ka sjellë punën në atë pikë që të mos ketë asnjë institucion të vlefshëm përveç qeverisë. Shqiptarët do jenë fatlumë nëse Piktori nuk sjell një vendim që ta shpallë veten mbret dhe Shqipërinë mbretëri. Në Shqipëri javën e kaluar u mbajt edhe mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe këto dy vende akoma nuk e kanë kuptuar se nuk kanë nevojë për mbledhje të përbashkëta qeverie, por kanë nevojë të kenë një qeveri të përbashkët. Por secili ka nevojë për Shqipërinë e tij. Maqedoninë do e veçojnë nga Shqipëria në rrugën drejt BE. Bëhet fjalë një shtet dyetnik që ende e vuan këtë problem. Edhe duke e zvarritur këtë problem, sërish është një shtet më stabël se Shqipëria ku zënkat partiake janë më të çuditshme. Më mirë e kanë ato vende që kanë opozitë të natyrshme, që është përtej asaj politike, që ka të bëjë edhe me etniken. Maqedonia përfiton nga rreziku i trilluar shqiptar. Ne shqiptarët e kemi paguar me viktima këtë stabilitet. Kurrë Maqedonia nuk ka qenë e rrezikuar nga shqiptarët, por nga shovinizmi maqedonas. Te ne shqiptarët vazhdon logjika se baba nuk ndërrohet nga vendi dhe se njëherë po të jesh kryetar, duhet të jesh gjithmonë kryetar.