Kim Jong-un ka vdekur, kush do e marrë pushtetin

407
Sigal

Mediat e huaja kanë shkruar se, sipas një profesori të politikës ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit, Francesco Sisci, lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të ketë vdekur.

Të gjitha pretendimet vijnë pas lajmeve se lideri i  Koresë së Veriut më 12 prill i është nënshtruar një operacioni pas një ataku në zemër.

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tashmë mund të jetë i vdekur”, ka deklaruar profesori agjencisë Adnkronos.

Kur është pyetur se a pritet një njoftim zyrtar nga Pyongyang, ai përgjigjet: Askush nuk e di, mund të duhen ditë, por edhe muaj.

Por çështja e madhe është se nëse është e vërtet vdekja e Kim, kush do e marrë pushtetin, në një vend ku deri më tani pushteti është trashëguar brez pas brezi. Por emri i vetëm dhe më i besueshëm që mund të zëvendësojë Kim është motra e tij.

“Motra, Kim Yo Jong, është kandidatja kryesore, por ajo është shumë e re dhe është grua”, ka thënë Sisci.

Ndërkohë Kina ka dërguar një ekip me ekspertë mjekësorë në Korenë e Veriut për të këshilluar mjekët atje lidhur me kurimin e udhëheqësit Kim Jong-un. Nga mediat atje nuk ka asnjë se si është gjendja e tij mjekësore.