Këshilltari i CDU Martin Henze/ Njerëz të mençur në PS mendojnë ndryshe nga lideri i partisë. Vendi pa kushtetutë, Presidenti, i vetmi garant

490
Sigal

Këshilltari ekonomik i CDU, Martin Henze: Zoti Meta i ka dhënë vetes së tij imazhin e një patrioti të vërtetë kushtetues

Njerëz të mençur në PS, mendojnë ndryshe nga Edi Rama

Këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze në një intervistë, ndërsa thekson për nevojën e negociatave pa kushte mes mazhorancës dhe opozitës, flet për disa “njerëz” të mençur në Partinë Socialiste që sipas tij mendojnë “ndryshe” nga kryetari i tyre Edi Rama.

Si e vlerësoni ju situatën në raport me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti, në 24 Maj të 2019-s?

Henze: Nuk ka sistem funksional legal në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë paralizuar për më shumë se 1 vit, kontrolli parlamentar i qeverisë nuk mund të zhvillohet, opozita nuk ka mundësi që të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë apo të parandalojë sjelljet antikushtetuese, parlamenti është gjithashtu jofunksional, shqiptarët aktualisht nuk kanë mundësi që të ngrenë padi për të drejtat e tyre kushtetuese. Suksesi i një sistemi demokratik varet nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Pa një autoritet që e garanton këtë, Kushtetuta mbetet në letër ose mund të cenohet me pasoja. Këtu futet kontributi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, por edhe Gjykata e Lartë nuk mund të mbivlerësohen. Sipas opinionit ndërkombëtar, administrata qeveritare është e korruptuar.

A është sistemi demokratik në Shqipëri në rrezik?

Henze: Ndarja e pushteteve, një nga bazat thelbësore të demokracisë, është inaktive në Shqipëri për shkak të mosfunksionalitetit. Është një shenjë e qartë se i gjithë sistemi demokratik në Shqipëri është defektoz për aq kohë sa ligjet nuk mund të kontrollohen sa i takon kushtetueshmërisë së tyre. Për këtë arsye, qartësitë ligjore nuk ekzistojnë formalisht në Shqipëri. Në këtë drejtim, fatkeqësisht nuk funksionim të demokracisë parlamentare në Shqipëri për momentin. Nuk mund të ketë proces zgjedhor demokratik në një sistem në kolaps të një shteti demokratik. Zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të shtyhen. Qasja e opozitës, që është e bazuar në emergjencën ligjore dhe kushtetuese dhe kriza aktuale për shoqërinë si e tërë, vendosjen e qeverisë tranzitore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në Shtator, duhet të shtyhet. Së pari, Shqipëria duhet menjëherë të rikthejë funksionimin e sistemit ligjor dhe të organizojë një zgjidhje tranzitore për këtë çështje, e cila duhet të pranohet nga të gjitha palët. Administrata duhet të çlirohet nga korrupsioni. Një nga bazat elementare të sistemit parlamentar janë negociatat dhe kompromisi, që është kërkuar qartë më shumë se njëherë nga Presidenti Meta. Unë e besoj se në fund, Partia Socialiste që qeveris aktualisht, edhe nëse kryetari i saj nuk kërkon të ulet në negociata, është mjaftueshëm e zgjuar të futet në negociata me opozitën pa kushte, me qëllimin për të formuar një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë.

Presidenti Meta foli, në 25 maj të këtij viti, për krizën sociale në Shqipëri, si vlerësoni ju këtë adresim?

Henze: Presidenti si një organ i kushtetutës së Shqipërisë dhe po mundohet që të mbrojë Kushtetutën e Shqipërisë, ky është një objektiv origjinal. Zoti Meta i ka dhënë vetes së tij imazhin e një patrioti të vërtetë kushtetues, Urime z. President! Fatkeqësisht, ai është i vetmi, i cili është ende në gjendje që ta bëjë këtë për momentin. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë janë paralizuar. Parlamenti është gjithashtu jo funksional dhe administrata qeverisëse, sipas vlerësimit ndërkombëtar, është e korruptuar. Presidenti ka bërë një referencë të qartë të neneve 3 dhe 4 të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas tyre, ligjet formojnë bazat dhe limitet e një shteti. Gjykata Kushtetuese, monitoron përmbushjen e ligjit kryesor të Shqipërisë, Kushtetutën, ndërsa ajo është jofunksionale, përgjegjësia politike për këtë rëndon mbi qeverisjen e Ramës. Presidenti i referohet gjithashtu edhe principeve të demokracisë dhe atyre që ata parashikojnë. Kjo do të thotë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa opozitën dhe thirrja shkon të politikanët, partitë e zgjedhura që të angazhohen për zgjidhur problemet kushtetuese. Kjo është një objektiv për të gjithë shoqërinë. Si rregull, partitë kontribuojnë në kohezionin e një shoqërie. Gjithsesi, ka edhe parti që janë të përqendruara në disa grupe individuale apo familje. Nëse unë e kam kuptuar qartë, partitë opozitare duan që të jenë aty për popullin, për qytetin e për vendin, për Perëndimin dhe Lindjen. Unë mendoj se njerëzit, e dinë se aty duhet të ketë një opozitë që përfaqëson interesin e njerëzve në mënyrë që të bëhet më e mira për të gjithë. Në këtë drejtim, mënyra sesi Kryeministri Edi Rama merret me opozitën demokratike është e pakuptueshme. Mesa kam dëgjuar, ka disa njerëz inteligjentë në Partinë Socialiste që cilët kanë një mendim të ndryshëm nga ajo që ka lideri i tyre aktualisht.