Këshilli Bashkiak vendos të martën, ja kush pritet të mbajë përkohësisht detyrën e Veliajt pas shkarkimit

Kreu i Bashkisë Tiranë ka kërkuar sot të jetë i pranishëm në mbledhjen që do të zhvillohet ditën e martë, ku do të vendoset në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ndërkohë tensione ka mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Sigal

Shkak për këtë është bërë fakti se një nga katër zëvendës kryetarët e emëruar nga Anuela Ristani, do të emërohet të mbaje detyrën e Veliajt.

Ky debat i ashpër mes anëtarëve është për faktin nëse është ky moment ose jo i ligjshëm. Gjasat janë që mbledhja e së martës të mbahet me dyer të hapura.