Kërpaçi: Premtimet e pambajtura të Ramës do të ndëshkohen me votë

280
Ditën e sotme kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e Tiranës. Ajo në një reagim të saj në faqen ” facebook” shkruan se premtimet e mbajtura të Ramës do të ndëshkohen me votë.
Ja postimi i saj i plotë
Bashkë me Biornin, Piterin, gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura të Ramës në 7 vite.
Ai sot premton rritje pagash si të ishte kryetar opozite, ndërkohë ka 8 vjet në pushtet që premton dhe nuk realizon. Premtoi 300,000 vende pune në 2013, por jo vetëm që vendet e punës nuk u hapën, por jemi vendi i parë në rajon për emigrimin masiv dhe i treti në botë për azilkërkues.
Premtoi shëndetësi falas, por pagesat e familjeve shqiptare për shëndetin janë shtuar, ndërsa mjekët dhe infermierët u larguan.
Premtoi arsim por solli rrënim. Rama premtoi perspektive dhe mashtroi.
Ndaj në 25 Prill rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë masivisht për të ndërtuar vetë perspektivën që meriton!
Sigal