Kërpaçi: Përgjimet e publikuara nga Bild faktuan se Parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime

505
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi shprehet se këto përgjime faktuan se Parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime.

“Danke Bild! Tani koha është për të marrë fatet e vendit në duart tona!” – shkruan Kërpaçi.

Më poshtë postimi i plotë i Kërpaçit:

Përgjimet e publikuara nga Bild faktuan se Parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime. Sepse janë aty duke vjedhur votat, janë aty jo si përfaqësues të vullnetit të popullit. Ata nuk janë grup parlamentar por grupim kriminal!

Rilindja përdori krimin për të kapur pushtetin, organizoi policinë për të presionuar qytetarët, bleu votat dhe shantazhoi qytetarët me vendin e punës e bukën e gojës nëse nuk votonin për ta.

Pikërisht kjo paligjshmëri në kapjen e pushtetit  e ka bërë sot Rilindjen në qeveri e bashkitë që drejton të mos ja ndjejë për qytetarët, të lëri pa arsim rininë, të mbylli vende pune dhe ti kalojë taksat e qytetarëve oligarkëve afër saj, ndërkohë që njerëzit e thjeshtë vuajnë në agoni dhe çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria.

Danke Bild! Tani koha është për të marrë fatet e vendit në duart tona!