‘Kërkon amnisti pasi të largohet’/ Meta: Do rikthejmë në Shqipëri lekët që Rama ka nxjerrë jashtë

140
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp komentoi nismën e qeverisë për ‘pasaportën e artë’. 

Meta tha se një gjë e tillë bëhet nga Edi Rama për të përfituar personalisht ai dhe klani i tij.

Gjithashtu, Meta tha se paratë që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë, do të riatdhesohen.

Ai shtoi se Rama është i bindur që të do të largohet dhe kërkon të ketë një amnisti.

Ilir Meta: Kjo çështja e pasaportave të arta, apo florinjta, është sipas koncepteve të tij të Ballkanit të Hapur, ku ka rëndësi që ata që janë në krye të këtij procesi se ky është ogiç i atij tjetrit, të krijojë sa më shumë hapësira ekonomike financiare në kurriz të vlerave të europiane, në kurriz të sigurisë kombëtare, të një vendi që dëshiron anëtarësimin në BE.

Kjo është një tentativë e hershme që e kam kundërshtuar. Duke qenë se është në proces largimi, padyshim që përpiqet të përfitojë personalisht për klanin e tij. Kjo është një nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe të cilët dëshirojnë t’i pastrojnë dhe dëshirojnë të përfitojnë nga pozita që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, vend i mundshëm nesër pë në BE, për të marrë pjesën e tij.

Njësoj si nisma e portit të Durrësit që thyen marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Ashtu sikurse edhe këto tenderat që ka nisur me vrap me kosto 26 mln euro km/2 të cilat gjoja bëhen duke fajësuar BE-në me procedurat e BE. Se ky nuk do fondet e tyre, se ato kanë standarde me integritet dhe kanë procedurat e tyre. Ky nxiton të fusë shqiptarët në borxhe që të marrë sa më shumë përfitime me shpresën se do të ikë dhe do të ketë një amnisti, e përveç atyre përfitimeve nga kartela e shëndetit, të jetë i sigurt që do të përgjigjet për gjithçka deri në një. Jo vetëm ai që s’ka ku ikën, asnjë s’ka ku ikën. Edhe lekët që kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë, do të vijnë në Shqipëri.