Sigal

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se në fillimin e vitit të ardhshëm do të jenë ngritur KLGJ dhe KLP për t’i hapur rrugë edhe ngritjes së institucionëve të tjera të drejëtsisë si Inspektori I Lartë I Drejtësisë apo SPAK. Gjonaj e justifikojë edhe periudhën e gjatë që po merr realizimi I reformës në drejtësi.

“Të gjithë ata që e njohin sistemin e drejtësisë, e dinë se kur vendoset një sistem I ri ka një periudhë tranzitore. Periudha tranzitore e reformës në drejtësi ka zgjatur më shumë nga ç’ishte parashikuar. Po kjo jo për faj të mazhorancës. Nëse proçesi I vettingut do të kishte nisur më përpara, sotdo t’i kishim institucionet e reja”,- u shpreh Gjonaj në RTSH.

E pyetur nga gazetari Dervishi se ku mund të kontestohen ligjet e miratuara në parlament për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, Ministrja e Drejtësisë u përgjigj: “Këto ligje mund të çohen në Gjykatën Kushtetese dhe kur gjykata të ketë kuorumin do të shqyrtohen”.