Këlliçi-Ramës: Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por shqiptarët nuk e pranojnë ministrin e Millosheviçit

213
Sigal

Deputeti i PD Belind Këlliçi deklaroi nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë tha se Rama mund ta ketë Vuçiçin mikun e tij të zemrës, por shqiptarët nuk mund ta pranojnë si të tillë, ministrin e Millosheviçit.

“Nuk mund të ketë integrim Europian të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër. Unë jam krenar sot që në kohë rekord brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha të Kosovës. Unë jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fort për Shqipërinë për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë por edhe shqiptarët në të gjitha në të gjitha trojet shqiptare. Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria. Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi.

“Ne jemi sot këtu sepse jemi pro-amerikanë, jemi pro BE”, vijoi ai.

Një mesazh Këlliçi kishte edhe për Erion Veliajn.

“Dy fjalë për kryehajdutin tek bashkia e Tiranës. Gjakun e Ardit Gjoklajt kemi 6 vite që themi nuk do ta falim. Afera e inceneratorëve e ka gjenezën tek humbja e jetës së Ardit Gjoklajt. Dua të falënderoj ata qindra mijëra të rinj të Forumit Rinor që kanë protestuar për të. Ne nuk do ta harrojmë këtë kauzë.
Dua t’i them Edi Ramës se pas inceneratorëve mund të jetë në kërkim Klodian Zoto apo të tjerë, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një emër, Edi Rama. Jam krenar që jam sot mes jush, jam krenar që PD po ringrihet. Jam krenar që PD është e gjallë dhe jam i bindur se do ta kthejmë PD-në aty ku i takon, në krye të qeverisë”, deklaroi Këlliçi.