Kejdi Mehmetaj: Në 25 prill në drejtim të paditur do të përfundojë vetëm Edi Rama dhe shpura e tij

251
Sigal

Ditën e sotme, kandidatje e LSI në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj ka publikuar një video të Kryeministrit Rama i cili kërcënon me vendin e punës ata punonjës administrate të cilët nuk i japin votën.

“Në 25 Prill në drejtim të paditur do të përfundojë vetëm Edi Rama dhe shpura e tij. Madje jo në drejtim të paditur, por përpara drejtësisë ku do të marrë përgjigjen që meriton jo vetëm për abuzimet dhe skemat korruptive, por edhe për këtë kërcënim të hapur që u ka bërë mësuesve dhe infermierëve të ndershëm të këtij vendi”,- shprehet Mehmetaj krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

 

Reagimi i saj i plotë:

Në 25 Prill në drejtim të paditur do të përfundojë vetëm Edi Rama dhe shpura e tij. Madje jo në drejtim të paditur, por përpara drejtësisë ku do të marrë përgjigjen që meriton jo vetëm për abuzimet dhe skemat korruptive, por edhe për këtë kërcënim të hapur që u ka bërë mësuesve dhe infermierëve të ndershëm të këtij vendi.
Asnjë mësues, infermier apo çdo punonjës tjetër i administratës shtetërore nuk trembet më nga Edi Rama, me votën e tyre në 25 Prill ata do jenë të parët që do i hapin rrugë ndryshimit të shumëpritur.
#MeMësuesit #MeInfermierët
#ShqipëriaShtëpiaJuaj