“Familja e madhe”/ Romët, populli i harruar

404
Sigal

8 Prilli shënon 50-vjetorin e kongresit të parë që u zhvillua në Londër, në 1970.

Në këtë kongres u vendos standardizimi i gjuhës rome, flamuri rom dhe 8 Prilli, si ditë ndërkombëtare e romëve në të gjithë botën.
Fotografitë e vendbanimeve rome më poshtë, datojnë në vitet 1935-1945 në Tiranë, realizuar nga fotografë italianë (Luçe).

   

Tradita Rome
Kultura rome nuk njeh forma të shkruara, kështu që tradita ka qenë mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit etnik. Transmetimi i traditave është bërë me gojëdhëna nga një brez në tjetrin dhe vendi në të cilin janë të shfaqur më shumë, ka qenë gjithmonë familja. Në mungesë të një shteti ose të një forme tjetër organizimi, njësia bazë e romëve ka qenë familja e zgjeruar.

  

Origjina
Mungesa e të dhënave të shkruara ka bërë që origjina e popullit rom, për shumë kohë të ishte e paqartë. Analiza gjuhësore, që filloi në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe e konfirmuar nga gjuhëtarë të shquar të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka qenë prova e parë e padiskutueshme për origjinën indiane të popullsisë rome. Ardhja e romëve në kontinentin evropian u zhvillua në disa pjesë kohore, si rezultat i një migrimi të madh në mes të shekujve të nëntë dhe të pesëmbëdhjetë. Janë nisur nga veri-perëndimi i Indisë dhe falë ndikimit që gjuhët e disa popujve të Azisë dhe të Ballkanit kanë pasur në gjuhën e romëve, ka qenë i mundur rindërtimi i lëvizjeve të tyre.

  

Edhe përsa i përket gjuhës mungojnë dokumente të shkruara, ku për një komunitet që shpeshherë ka qenë objekt i përpjekjeve për asimilim, ka qenë e vështirë me kalimin e kohës që të mbante një gjuhë homogjene dhe të pandryshueshme. Gjuha e folur nga ana e minoritetit rom është romishtja, një gjuhë në proces standardizimi që është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për identitetit rom. Sot gjuha rome është më tepër një grup dialektesh, si rezultat i ndikimit të gjuhëve të popujve ku romët janë stabilizuar. Analizat gjuhësore arritur të përcaktojnë që gjuha rome bën pjesë në familjen indo-evropiane dhe përafrohet me dialektet që vijnë nga veri-perëndimi i Indisë, nga ku e ka zanafillën lëvizjet e para të romëve. Disa fjalët bazilarë si numrat, emrat e pjesëve të trupit dhe folje janë pa dyshim me origjinë nga India. Romishtja ka huazuar shumë fjalë nga gjuhët e vendeve ku jetojnë romët, sidomos për ato terma që nuk ekzistojnë në gjuhën e tyre.

Për shembull: Papin, ora, efta, oxto, enja vijnë nga gjuha GREKE, phurt, baxt IRAN, dudum, grast ARMENI ( Megjithatë, shumica e popullsisë rome flet gjuhën zyrtare të vendit në të cilin ai jeton, duke mos lënë pa përmendur edhe raste ku romët kanë humbur njohurinë e një romishteje të pastër. Këtu mund të përmenden komunitetet rome në Angli, Portugali dhe Spanjë./konica,al