Florian Binaj, kandidat për bashkinë e Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili ishte në favor të Erion Veliajt, teksa ky i fundit do vazhdojë të mbajë postin e krybashkiakut të Tiranës.
Në postimin e tij, Binaj thekson se i qëndron idesë dhe nevojës për ndryshim, duke shprehur bindjen për vazhdimësinë e rrugëtimit të tij si kandidat për kryebashkiak të Tiranës.






















