Ka nisur me tensione dhe përplasje fizike seanca plenare e kësaj të enjteje.
Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit dhe kanë përmbysur karriget.
Për nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike, ku protagosnitë kanë qenë deputetët Edmond Spaho dhe Xhemal Qefalia. Ky i fundit teksa ka kërkuar që të marrë karrigen e tij, ka shtyre deputetin Spaho.
Ndërkohë kanë ndërhyrë deputetët e tjerë, për të shuar edhe përplasjen mes tyre. Rikujtojmë se opozita është e vendosur në lidhje me atë që e ka konsideruar si “beteja parlamentare”, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës apo komisioneve të ndryshme.





















