Jeta në Qytetin Studenti e ngjashme me atë të emigranteve Sirianë

755
Sigal

80% e  studentëve: Kushtet e tualeteve të këqija, 97 % thonë se marrin pajisje elektrike nga shtëpia të ngrohen

Drejtoria e Qytetit Studenti e mbyllur dhe pa transaperncë, kontratat e investimit mbahen larg publikut

Ka kaluar më shumë se 1 vit nga protesta e fuqishme e studentëve, që kishte në focus kushtet e vështira të jetesës në Qytetin Studenti, tarifat shumë të larta të studimit, edhe pse janë në universitete publike dhe një studim i bërë nga Qëndresa Qytetare, analizon të gjitha kushtet e tanishme në Qytetin Studenti. Nga ky studim, del qartazi, që shumica e studentëve, mbi 60-90 % e tyre përgjigjen se asgjë nuk është përmirësuar, se premtimet e qeverisë, nëpërmjet “Paktit për  Universitetin” nuk janë zbatuar, edhe pse në disa drejtime janë bërë investime, por ato nuk kanë përmirësuar asgjë. Ky studim, nxjerr në pah, edhe se drejtoria e Qytetit të Studentëve e mban të izoluar Qytetin e Studentëve, thua se është një garnizon ushtarak, nuk bën transparente as investimet dhe as kontratat.

 Studimi në Qytetin e Studentëve

Qëndresa Qytetare në vijim të ndjekjes së problematikave të cilat përballen studentët shqiptarë, për të kontribuar cilëshisht në jetën e studentëve  ka realizuar anketimin me 200 studentë banorë të Qytetit Studenti për të kuptuar prej tyre se si zhvillohet jeta në këtë zonë të qytetit e ndërtuar dhe organizuar për të lehtësuër jetën e studentëve. Edhe pse nga angazhimi i qeverisë u duk maksimal pas protestës së studentëve  dhe Qyteti Studenti u kthye në shesh xhirimi përurimesh. Tashmë 1 vit pas, 82.9% e studentëve shprehen se këto investime janë bërë vetëm në fasadë dhe nuk kanë sjellë asnjë përmirësim në jetën e tyre. Drejtoria e Qytetit Studenti refuzon të bëjë transparentë kontratat e investimeve në këtë qytet, duke mbajtur të fshehur ato për publikun edhe pas kërkesës së Qëndresa Qytetare për t’i vënë në dispozicion, por edhe duke shkelur vendimin e komisionerit,  i cili detyron që ato të bëhen publike. Pjesa më e madhe e banorëve të Qytetit te Studentit duket se janë ata të ciët nuk e njohin eksperiencën e të jetuarit në të, për këtë analize mjafton t’i referohemi vitetve të banimit që ka popullata e studentëve në të, ku 42.5% e tyre janë studentë të vitit të parë dhe vitet e tjera nisin përgjysmohen, 28% viti 2, 14% viti 3, duke lënë konviktet për alternative dhe kushte më të mira jete.

Dhoma- 66.3% e studentëve shprehen se jetojnë në dhoma të vogla , 70.5% jetojnë me 3 Persona dhe 8.3% me shumë se 3. Per 37% hapësira për të vendosur librat mungon ndërsa për 50%  është e pamjaftueshme.

Higjena- Pavarësisht thirrjeve të institucioneve shtetërore për rritjen e vëmendjes ndaj higjenës personale për shkak të pandemive kohët e fundit duket se Qyteti Studenti ështëshumë larg standarteve minimale për të respektuar dinjitetin e studentëve, 80% e banorëve në konvikt i konsiderojnë të këqija kushtet e tualeteve, në të cilat 99% nuk sigurohet letër higjenike apo sapun. Oraret e dusheve për pothuajse gjysmën (41%) e studentëve janë në orare të papërshtatëshme. I vetmi element i zgjidhur duket furnizimi me ujë (24orë).

Ushqimi- Më shumë se 33.7% e studentëve gatujnë në dhomë, edhe sepse gjysma e tyre 49.2% e konsiderojn ushqimin në mensat pranë Q.S të papërballueshëm , 80.3% duan që administrata e Q.S ta ofrojë vetë shërbimin e mensës!

Siguria – pothuajse të gjithë 97.5% ngrohen me paisje të sjella privatisht në dhomat e tyre, ndërkohë vetem 20% e studenteve  dëshmojnë për prezencën e sinjalistikës së kutive të emergjencës.

Shërbimi – Vetem 4.2% e banorëve janë shumë të kënaqur me shërbimin që ofron Drejtoria e Rezidences numër 1  (54% jo) , vetem 2.6% kanë thënë se ëi-fi ekziston në gjith teritorin dhe 5.7% në dhomë, pavvarësisht se në kontratë cilësohet si një shërbim i siguruar nga QS, ndërsa sallat e studimit i vlerësojnë të mira, apo shiumë të mira vetëm 13.5 e studentëve.

Anketim mbi kushtet e jetesës dhe të drejtat e studentëve në Rezidencën Studentore Universitare Nr.1

Në kuadër të monitorimit të kushteve dhe shërbimeve ndaj studentëve, por edhe faktimit të investimeve në konviktet e Rezidencës Studentore Universitare nr.1 në Tiranë, ekipi i Qëndresës Qytetare realizoi një pyetësor me 200 studentë për të kombinuar burimet e informacionit duke rritur përfshirjen dhe besueshmërinë publike ndaj rezultateve të studimit. Fokusi i pyetësorit u shtri në disa linja kryesore që kishin të bënin kryesisht me:

– Insfrastrukturën dhe hapësirat e akomodimit – Kushtet higjieno–sanitare dhe sigurinë shëndetësore – Të drejtën për ushqim dhe siguri – Shërbimet e ofruara nga Drejtoria e RSU Nr.1 – Pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrje

Metodologjia e realizimit të pyetësorit

Gjetjet e anketimit të realizuar gjatë muajit shkurt 2020 me studentët që banojnë në godinat e Qytetit Studenti. Një ekip prej 6 anketuesish iu drejtua 23 godinave të targetuara dhe realizoi plotësimin e 200 pyetësorëve duke pyetur mesatarisht rreth 8 studentë për secilën godinë. Ekipi i anketuesve u shoqërua nga koordinatori i projektit dhe i gjithë procesi i anketimit u mbikqyr hap pas hapi nga stafi i Qëndresës Qytetare.  Para nisjes së punës në terren, anketimi u parapri nga hartimi i pyetësorit, konsultimi i pyetësorit me eskpertë të metodologjisë së kërkimit sasior dhe cilësor dhe rekrutimin dhe udhëzimin e anketuesve të terrenit.

 Metodologjia e kampionimit

Stafi vendosi të marrë një numër të konsiderueshëm kampioni prej rreth 8 studentësh për secilën godinë, dhe në total 200 studentë. Për të garantuar nivelin e besimit 95% me tolerancë gabimi jo më shumë se ±3%, kampioni i përzgjedhur në total në Qytetin Studenti ishte 200 studentë, ose shprehur ndryshe 4% e popullatës. Niveli i besimit tek metodologjia e zbatuar për të mbledhur informacion për kushtet e jetesës dhe perceptimin e studentëve mbi investimet në infrastrukturën e godinave në fund të pyetësorit të projektit kërkimor ishte 95%, i cili është një nivel shumë i lartë besueshmërie. Toleranca e gabimit për të gjithë studimin në konvikte është ±3%. Kampioni është përzgjedhur në mënyrë rastësor,e por duke u përpjekur të garantohet përfshirja e studentëve që ndiqnin dy nivelet e studimit. 64 % e studentëve të anketuar kanë qenë vajza dhe 36% e tyre kanë qenë djem. Për të kuptuar problematikat e shfaqura ndër vite, studentët e intervistuar nga ekipi i anketuesve kishin eksperienca kohore akomodimi të ndryshme. Pjesa më e madhe, rreth 42% e tyre e kishin vitin e parë të banimit.

Gjetjet Kryesore

82.9% e studentëve banorë të Qyteti Studenti dëshmojnë se investimet në konvikte nuk kanë sjellë asnjë përmirësim, apo ndërhyrjet janë vetëm në fasadë, 16.6 kanë përmirësuar disi kushtet dhe 0.5 kanë pranuar përmirësim të madh.

70.5% e studentëve u shprehën se banojnë 3 persona në një dhomë konvikti, 21.2 % e tyre pohojnë se ndajnë dy persona një dhomë dhe 8.3% e studentëve banonin më shumë se 3 persona në një dhomë. Ndërkohë, 66.3% e studentëve i konsiderojnë dhomat e konvikteve të vogla dhe të pamjaftueshme për të jetuar, ndërsa për 33.7% të studentëve këto dhoma janë mëse normale.

79.9% e studentëve e konsiderojnë higjienën dhe kushtet e tualeteve të këqia dhe shumë të këqija, ndërsa 7.1% e tyre i vlerësojnë të mira apo shumë të mira këto kushte. Ndërkohë, 99% e studentëve shprehen se në tualetet e Qytetit Studenti mungojnë, sapunët dhe letrat higjienike, materiale të cilat ata i blejnë me paratë tyre.

Rreth 80.3% e studentëve mendojnë se Qyteti Studenti duhet të ofrojë vetë shërbimin e mensave publike, 15% e studentëve nuk janë të interesuar ndërsa 4.7% e tyre mendojnë se kjo nuk duhet të ndodhë. Ndërkohë rreth 50.8% e studentëve i konsiderojnë çmimet në mensat private si të papërballueshme për ekonominë e tyre.

97.5% e studentëve u shprehën se ngrohjen në dhomën e tyre e sigurojnë nëpërmjet pajisjeve të sjella privatisht në konvikt, Ndërkohë, 78.8% e tyre mohojnë praninë e sinjalistikës, apo pajisjeve kundër zjarrit në ambjentet e konvikteve.

8.5% e studentëve shprehen se nuk janë pyetur asnjëherë lidhur më cilësinë e shërbimeve të Qytetit Studenti, 10.9% shprehen se janë pyetur por opinionet e tyre nuk janë marrë parasysh, ndërsa vetëm 3.6% pohojnë se sugjerimet e tyre janë marrë parasysh nga vendimmarrësit në RSU nr.1.

Analiza e detajuar e të dhënave të pyetësorit 2.3.1 Infrastruktura dhe hapësirat e akomodimit

Për të kuptuar më mirë gjendjen e hapësirës ku studentët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, pra dhomën e tyre të përbashkët, ata u pyetën mbi numrin e personave që banojnë në një dhomë dhe opinionin e tyre mbi këtë hapësirë. 70.5% e studentëve u shprehën se banojnë 3 persona në një dhomë konvikti, 21.2% e tyre pohojnë se ndajnë dy persona një dhomë, ndërsa 8.3% e studentëve banoonin më shumë se 3 persoan në një dhomë konvikti. Shumica e studentëve të pyëtur, 66.3% i konsiderojnë dhomat e konvikteve në Qytetin Studenti të vogla dhe të pamjaftueshme për të jetuar, ndërsa për 33.7% të studentëve këto dhoma janë mëse normale. Studentët i vlerësuan pajisjet dhe mobiljet e ofruara nga numri 1 që përfaqëson “shumë keq” tek numri 5 “shumë mirë”.Vihet re një pakënaqësi e lartë në vlerësimin ndaj këtyre pajisjeve, ku më shumë se gjysma e studentëve 51.8% i vlerësojën me notën 1, pra shumë keq. Kjo pakënaqësi vërehet në disa drejtime, por për ta konkretizuar ekipi i Qëndresës i pyeti studentët mbi praninë e hapësirës apo raftit për të vendosur libra në dhomën e tyre, element që lidhet edhe me procesin e studimit. 50.8% e studentëve u shprehën se kanë hapësirë/raft për të vendosur librat, por është e pamjaftueshme, 36.8% e tyre pohuan se nuk ka një hapësirë për të vendosur librat në dhomën e tyre, ndërsa 12.4% e studentëve të pyetur shprehen se hapësira që kanë në dhomën e tyre u mjafton për të vendosur librat.

Kushtet higjieno – sanitare dhe siguria shëndetësore

Nisur nga ankesat e shumta dhe anketa e realizuar nga Qëndresa Qytetare në vitin 2017 mbi këtë çështje, studentët u pyetën për disa tregues bazë që lidhen me higjienën në ambientin dhe jetesën në konvikte.1 82.9% e studentëve e konsiderojnë higjienën dhe kushtet e tualeteve shumë të këqija, ndërsa 17.1% e tyre i vlerësojnë të mira dhe shumë të mira këto kushte. 99% e studentëve shprehen se në tualetet e Qytetit Studenti mungojnë, sapunët dhe letrat higjienike, materiale, të cilat studentët pohojnë se i blejnë me paratë tyre, ndërsa vetëm 1% e studentëve janë shprehur se këto materiale i siguron drejtoria e konviktit. Nisur nga fakti i orarit të kufizimit të dusheve gjatë pasditeve, 41% e studentëve u shprehën se këto orare janë të papërshtatshme dhe kthehen në pengesë për studentët që studiojnë ose punojnë pasdite. Ndërkohë, 59% e studentëve të pyetur pohojnë se oraret e dusheve janë normale dhe të përshtatshme për ta. Të pyetur mbi orarin e ujit, 84.5% e studentëve u shrephenë se kanë 24 orë ujë të pijshëm në dhomën e tyre, 7.3% pohuan se kanë ujë në dhomën e tyre vetëm gjysëm dite dhe 6.2% vetëm 2 deri në 6 orë.

2.3.3 E drejta për ushqim dhe siguri

Ndryshe nga shoqëritë e akomodimit studentor në Rajon dhe Europë, në Qytetin Studenti nuk ofrohet shërbimi i mensës publike për studetët e akomoduar. Prandaj në rezultatet e pyetësorit, 21.2% e studentëve frekuentojnë mensat private dhe ushqimin e shpejtë pranë Q.S, 33.7% e tyre pohuan se gatuajnë në dhomë, ndërsa pjesa më e madhe, 45.1% e tyre u shprehën se përdorin të dyja alternativave e sipërpërmendura. 80.3% e studentëve mendojnë se Qyteti Studenti duhet të ofrojë vetë shërbimin e mensave publike, 15% e studentëve nuk janë të interesuar ndërsa 4.7% e tyre mendojnë se kjo nuk duhet të ndodhë. 50.8% e studentëve i konsiderojnë çmimet në mensat private si të papërballueshme për ekonominë e tyre personale, ndërsa 49.2% i konsiderojnë ato të përballueshme. Studentët u pyetën mbi funksionimin e infrastrukturës së ngrohjes në konvikte. 97.5% e studentëve u shprehën se ngrohjen në dhomën e tyre e sigurojnë nëpërmjet pajisjeve të sjella privatisht në konvikt, ndërsa vetëm 2.6% e tyre u shprehën se ngrohja sigurohet nëpërmjet sistemit të konvikteve. Ndërkohë duke marrë parasysh rrezikshmërinë që sjellin rezistencat apo ngrohëset e sjella privatisht, 78.8% e studentëve të pyetur mohojnë praninë e sinjalistikës apo pajisjeve kundër zjarrit në ambinetet e konviktëve dhe vetëm 21.2% e tyre shprehen se sinjalistika dhe këto pajisje ekzistojnë në konvikt.  Po në aspektin e sigurisë studentët u pyetën nëse u janë vjedhur sende në dhomën e tyre gjatë periudhës që kanë jetuar në konvikt. 10.4% e studentëve të pyetur u janë vjedhur sende në dhomën e konviktit, 7% e tyre nuk janë të sigurt nëse kjo ka ndodhur ndërsa 81% e studentëve mohojnë që të ketë ndodhur një vjedhje në dhomën e tyre.

Shërbimet e ofruara nga  Drejtoria e RSU Nr.1

Nisur edhe nga marrdhënia kontraktore e akomodimit që studentët vendosin me Drejtorinë e RSU nr.1 ata duhet të përfitojnë disa shërbime të cilat janë të drejtat e tyre në këtë kontratë. Studentët u pyetën për të shprehur opinionin e tyre nëse ishin të kënaqur për shërbimin që merrnin në raport me tarifën që paguanin. 54.4% e studentëve janë të pakënaqur dhe mendojnë se meritojnë shërbim më dinjitoz për tarfiën që paguajnë, 4.5% e tyre janë disi të kënaqur dhe vetëm 4.2% e tyre janë shumë të kënaqur me shërbimin që u ofrohet.  Ndërkohë vetëm 2.6% e studentëve shprehen se interneti Ëi-Fi ofrohet në të gjithë territorin e Qytetit studenti siç ka deklaruar Bashkia Tiranë, 92% e studentëve pohojnë se shërbimi Ëi – Fi falas ofrohet vetëm në zona të caktuara ndërsa 6% e tyre shprehen se ky shërbim ofrohet vetëm brenda godinave të Q.S.  Studentët u pyetën në lidhje me kushtet dhe sallat e biblotekës së Q.S ku 65.3% e studentëve i vlerësojnë si të papërshtatshme dhe vetëm 34.7% janë të kënqaur ose disi të kënaqur me këto ambiente studimi.

Pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrje

 

Për shkak të numrit të lartë të studentëve dhe sistemit të organizimit në konvikt, përfshirja e studentëve në vendimmarje dhe sistemi i ankesave mbi problematika merr një rëndësi të vecantë.

Sa i përket investimeve të qeverisë në kuadër të Paktit për Universitetin studentët kanë qëndrime të ndara. Më shumë se gjysma, 57.5% e studentëve shprehen se këto investime kanë qënë thjesht ndërhyrje vetëm në fasadë, 25.4% mendojnë se investimet nuk kanë sjellë përmirësime infrastrukturore dhe 16.6% e tyre shprehen se investimet në kuadër të Paktit për Universitetin kanë përmirësuar disi kushtet brenda godinave.  Përsa i përket raportimit të ankesave mbi problematika të ndryshme në konvikte, rreth 77% e studentëve i kujdestarit të godinës, 7% studentit përfaqësues të godinës dhe vetëm 4% drejtorit të RSU. 12% e studentëve nuk marrin mundimin të ankohen kur hasin problematika në konvikte.  85.5% e studentëve shprehen se nuk janë pyetur asnjëherë lidhur më cilësinë e shërbimeve të Qytetit Studenti, 10.9% shprehen se janë pyetur por opinionet e tyre nuk janë marrë parasysh, ndërsa vetëm 3.6% pohojnë se sugjerimet e tyre janë marrë parasysh nga vendimmarrësit në RSU nr.1.