‘Jam kryetar i PS, parkoj ku të dua’/ Dauti procedohet penalisht

341
Sigal

Drejtori i Ujësjellësit në Përmet është vënë nën hetim nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për parkimin e automjetit.

Blutë bëjnë me dije se Florian Dauti, 30 vjeç kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe më pas ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Nuk iu bind urdhrit dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30-vjeçari. Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet (me detyrë drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet),” thuhet në njoftimin zyrtar.

Florian Dauti është kryetari i Partisë Socialiste në Frashër.

Ai ka qenë shef i shtabit të kandidates socialiste Mirela Kumbaro në zgjedhjet e prillit të kaluar.