Ja si e dashura denoncoi drejtorin e FBI-së McGonigal

257
Sigal

Dalin detaje të reja mbi hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së dhe i-mailin që ish e dashura, Guerriro i nisi FBI, për aktivitetin e McGonigal. Miqësia me kryeministrin shqiptar dhe për çfarë u pyet nga 2 agjentëve të FBI. Kush është agjenti tjetër që është paguar nga Shqipëria dhe si u blenë shërbimet e shefit të FBI më lirë se pastruesja e shtëpisë së shëfes së kabinetit të Ahmetajt

Si e dashura denoncoi McGonigal te FBI: Hetoni lidhjet e tij me Edi Ramën

Dy agjentë i shkuan në shtëpi të dashurës së McGonigal me foton e Ramës, zbardhet e-maili drejtuar FBI

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimin e FBI-së për ish-zyrtarin e saj, kreun e zyrës së kundëzbulimit të Neë York, Charles McGonigal.  Sipas asaj që shkruan, në një artikull Businessinsider.com, ka qenë e dashura e McGonigal, Allison Guerriero, ajo e cila ka lajmëruar FBI-në për aktivitetin e zyrtarit në Shqipëri.

Guerriero i ka nisur një email kreut të FBI-së në Neë York dhe i ka kërkuar që të hetohet aktiviteti i McGonigal në Shqipëri, sepse ai ishte bërë mik i afërt me kryeministrin e këtij vendi, Edi Ramën. Më pas FBI i ka shkuar Guerrieros në shtëpi dhe i ka treguar një foto të McGonigal me Ramën dhe kjo i ka identifikuar të dy.

Ja çfarë shkruan Businessinsider.com

Në fund të 2018, McGonigal dhe Guerriero u ndanë. Ajo kujton marrjen e një mesazhi anonim e armiqësor në email. Pak më pas, McGonigal i tha se ishte ende i martuar dhe nuk kishte ndërmend të ndahej nga gruaja. ‘U trondita’, thotë. ‘Isha e dashuruar me të dhe kjo ishte e dhimbshme’. Nisi të pinte shumë. Pak muaj më vonë, pasi kishte pirë, i nisi një email gjithë zemërim Ëilliam Sëeeney-t, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në Neë York dhe që e kishte prezantuar me McGonigal.

Ajo kujton se i shkroi Sëeeney-t që duhej të shihte veprimet e McGonigal në Shqipëri. Ai ishte bërë mik me kryeministrin shqiptar dhe kishte shkuar disa herë në Shqipëri, udhëtime që do të dilnin më pas në akuzë.

Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros, thotë ajo, i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe e pyetën për bashkëveprimin mes tyre. Ajo mori edhe një fletëthirrje nga gjykata për të paraqitur gjithë komunikimin me McGonigal si dhe informata për pagesa apo dhurata, që i kishte dhënë ai. FBI nuk pranoi të komentonte detaje specifike nga historia e Guerreiros.

Thellohet skandali McGonigal-Rama, kryeministri i dha 375 mijë € ish-agjentit të FBI-së Louis Bladel

Dalin të tjera detaje nga skandali në SHBA, për lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Këtë herë eksperti kanadez, Stephen Mclntyre nxjerr në dritë faktin se Edi Rama i ka dhënë një kontratë të majme një prej miqve të ngushtë të McGonigal si edhe paraardhësit të tij në postin e shefit të kundërzbulimit, Louis Bladel.

Në 2018, kompania Ernst and Young, drejtuar dhe menaxhuar nga Luis Bladel, lidhi një kontratë me shtetin shqiptar ku do të bashkëpunonte me agjencitë vendase kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal. Kjo citohet nga vetë kryeministri Rama, në një postim në faqen zyrtare të kryeministrisë të datës 28 maj 2018, ku Rama nuk ka kursyer as vlerësimet për Bladel.

Vlera e këtij ekipi që vjen në Shqipëri për të punuar me agjencitë tona në luftën kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal qëndron në faktin se, para së gjithash është një ekip amerikano-gjerman, i drejtuar nga z. Bladel (Louis) dhe z. Heissner (Stefan), i pari me një përvojë të njohur ndërkombëtarisht si një nga drejtuesit e FBI-së.

Eksperti kanadez evidenton se kjo marrëveshje vjen si produkt i darkës sekrete mes Edi Ramës, Chales McGonigal, Agron Nezës dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 mars, e vetëm pak javë më vonë, Bladel vjen në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Por teksa kryeministri Edi Rama e shiti për publikun këtë marrëveshje si një arritje në fushën kundër korrupsionit, faktet tregojnë se ajo është e mbuluar me mister dhe shkelje.

Syri ka siguruar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku pikërisht për këtë kontratë janë gjetur shkelje.

Sipas raportit të KLSH, kjo VKM është sigluar sekret dhe kap vlerën e 375 mijë eurove, të cilat janë marrë nga Fondi Rezervë dhe Fondi i Kontigjencës e nga auditimi është konstatuar mangësi në dokumentacionin, apo me shkelje në përdorimin e tij, në 63 % të vlerës.

Skandali me Ramën, edhe mediat amerikane habiten: Sa lirë i bleu shërbimet e shefit të FBI-së

Më përpara thuhej se qeveria e Edi Ramës regjistron nga një skandal në ditë. Tani thuhet se qeveria regjistron një skandal paradite dhe një pasdite. Pa e marrë veten akoma publiku nga skandali i zyrtares së Ramës, Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobi, doli mega-skandali i korruptimit të zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Por ironia në rrjetet sociale nuk u ndal. Sipas tyre, pastruesja Rozeta Dobi kishte marrë shumë më tepër para se McGonigal.

“Gjithsesi pastruesja kishte më shumë para se zyrtari i lartë i FBI-së,” ironizonte gazetari Lutfi Dervishi.

Por edhe mediave amerikane u ka rënë në sy se sa lirë është shitur zyrtari i lartë i FBI.

Ja çfarë shkruan portali prestigjioz amerikan, Business Insider:”Por ajo që mund të jetë më e habitshme në lidhje me çështjen kundër McGonigal është se sa lirë ai pretendohet se i ka dhënë me ‘qira’ kompetencat ligjzbatuese. Një aktakuzë sugjeron se për 225,000 dollarë, bashkëpunëtorët e McGonigal-it e detyruan atë të lobonte te kryeministri shqiptar për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës dhe më pas të hapte një hetim të FBI-së lidhur me një shtetas amerikan që kishte lobuar për një nga kundërshtarët politikë të kryeministrit”. Megjithatë edhe në këtë histori, kjo është vetëm maja e ajsbergut.