Evdal Nuri: Muzeu i historisë hebraike në Shqipëri, gjendet në Berat…!

471
Sigal

 

 1-Ai quhet Muzeu “Solomon”. Po, po në Berat kemi një muze me sipërfaqe të vogël, por me një përmbajtje nga më të mirët, ndofta në Ballkan! Ai pasqyron më së miri sakrificat, humanizmin e popullit shqiptar e në veçanti atë të Beratit për t’i strehuar e shpëtuar hebrejtë nga gjenocidi gjerman. Asambleja e Përgjithshme OKB-së do të caktonte në vitin 2005, 27 Janarin si Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të viktimave ‪të Holokaustit. Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës. “Muzeu Solomoni” i kushtohet marrëdhënieve historike të popullit të Beratit me komunitetin hebre. Ky muze i ka dyert e hapura gjatë gjithë vitit. Çdo vit organizon aktivitete në përkujtim të kontributit që dha populli i Beratit para dhe gjatë luftës për të shpëtuar jetën e tyre. Fjala vjen më datë 27, u organizua një aktivitet. Gazmen Toska organizatori i këtij aktiviteti foli për punën që ka zhvilluar ky muze për njohjen e kontributin që ka dhënë populli i Beratit për mbrojtjen e hebrejve. U sollën dëshmi të pasardhësve të familjeve, që shpëtuan hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga banorët e Beratit. Hektor Buza foli për internimin e paraardhësve të tyre në kampet e përqëndrimit. Pjesëmarrësit u njohën me temat e pregatitura nga Leonard Kolani dhe Drejtori i “Muzeut Kombëtarë” Dorian Koçi, që trajtonin problemin e dërgimit të shqiptarëve në kampet e çfarosjes. Në qytetin e Beratit gjatë Holokaustit gjetën strehim dhe shpëtim mbi 600 hebrenj. Ky muze është unik në Shqipëri. Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje. Ka dokumente dhe foto, nga lista e parë e vitit 1526 tek ajo gjatë Holokaustit në 1944, nga mjeku Zino Matathia te kimistja Taisa Pisha Batkina. Muzeu i shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj, që vizitojnë Beratin, veçanërisht për turistët izraelitë.

2–Simon Vrusho dhe libri i tij i çmuar “Hebrenjtë e Beratit”.

Edhe pse jo mirë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike, kursente lekë nga pensioni dhe i përdorte për muzeun, duke punuar vite me pasion për këtë muze. Ai thoshte:”Muzeu që Berati e priste, erdhi. Muzeu që Berati e kërkonte, u gjet, Muzeu që Berati e ëndërronte, u bë realitet.Ai ndërroi jetë vetëm një muaj pas hapjes, ndërsa bashkëshortja e tij Angjelina Vrusho vendosi ta mbante hapur këtë muze. Ajo përmbushi amanetin e tij:“Tek këmbët e mia fle një muze mos e lër të shuhet”, i tha ai asaj para se të ndërronte jetë. Amaneti u realizua. Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë, “Muzeu Solomon”, rihapet pasi biznesmeni shqiptaro-francez Gazmend Toska e shpëton atë nga pragu i mbylljes me ivestimet bujare që bëri. Është një institucion i memories shekullore dhe mbarëshqiptare, i marrëdhënieve, bashkëpunimit e bashkëjetesës dhe të miqësisë të komunitetit hebre me Beratin, me beratasit, me shqiptarët. Një histori 500-vjeçare është ngritur në këtë muze. Arkeologjia, foto-fakteve, foto-dokumenteve, e foto-kujtesës evidenton në këtë muze një mesazh të urtë, të qartë, të thjeshtë, atë të qeverisjes së mirë dhe me mirësi, me paqe dhe begati, me urtësi dhe filozofi, pra mesazhin e solomonit…
Një muze unik në Berat… I pari dhe i vetmi i llojit edhe në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare. Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij, që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike, që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në portë e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini, por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati, qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim e shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase, që iu gjenden pranë në ato kohë të errëta. Ishin mbi 38- familje beratase që strehuan hebrenjtë gjatë luftës. Midis tyre. Isuf Qojle, Qani Civeja, Mehmet Xhezo, Xhevat Gjergjani, Vexhi Buharaja, Hysen Nallbani, Lilo Xhimitiku, Gaqi Kajana, Bahri Zeko, Sulo Muzhaka e tjerë. Muzeu “SOLOMONI” në Berat hap edhe rrugën për muze të tjerë, por jo muze totalë, që duket sikur thonë çdo gjë, por nuk thonë asgjë, por muze individualë, me individualitet e personalitet. Muzetë janë fryte të një kujtese.

3-Shumë dashuri   .

Është një fakt i ditur botërisht tashmë se Shqipëria është ndër vendet e vetme në Evropë, ndoshta dhe më gjerë, ku 2260 hebrenjtë e ardhur para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri, siç dihet, u shpëtuan të gjithë hebrenjtë, ndërkohë që, në fund të Luftës së Dytë Botërore, rezultonte që, komuniteti hebre ishte shumëfishuar, në krahasim me paraluftën. Ndërkaq, dokumentet tregojnë, se Berati është qendra që priti dhe shpëtoi më shumë hebrenj. Që nga viti 1941 e në vijim, qyteti i Beratit priti rreth 600 hebrenj të ardhur nga Kosova; 94 familje dhe 87 individë, të cilët gjetën strehë e shpëtim në popull. Berati shpëtoi, jo vetëm “hebrenjtë e vet”, rezidentë, por edhe ata të ardhur nga Europa Qendrore e Ballkani, duke u bërë kështu, një rast tepër i veçantë edhe në botë. Në lagjet Mangalem e Goricë kishin ardhur familje të tjera hebreje. Kanë qenë shumë familje, të cilat kishin shpëtuar nga masakrat e krimet të shpikura. Po ja një ditë në Berat në mes të nëntorit hynë nazistët. Ulërima e tankeve sikur e shpalosi edhe njëherë këtu katrahurën raciste. Gestapoja e informuar udhës bëri të njohura edhe një herë ligjet e saj për hebrenjtë. Atë kohë, kush zbulonte dhe denonconte një hebre shpërblehej dhe konsiderohej bashmik i nazizmit që terrorizonte Evropën mbarë, kurse njerëzit e thjeshtë, që i mbronin, konsideroheshin armiq e do të dënoheshin s’i hebrenjtë. Berati s’është i vetëm, që i ka shembujt e strehimit të hebrenjve. Me të drejtë thuhet se Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku nazistët gjermanë nuk zunë dot asnjë hebre, sepse populli shqiptar i strehoi në shtëpitë e tij, i fshehu nga nazistët e i mbrojti s’i bijtë e vet. Komanda gjermane bëri dhe  një përpjekje nga marsi i 1944-ës t’i grumbullonte hebrenjtë në një shesh të Beratit ku qenë vrarë pak ditë më parë 40 ushtarë fashistë. Sheshi mbeti bosh. Nisi terrori dhe bastisjet Shpirti i madh i popullit është një strehë e madhe. Anjë hebre në duart e nazistëve. Një humanizëm i ngjashëm ndaj 20 mijë ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë fashiste, të cilët edhe pse i kishin vrarë e djegur shqiptarët, nuk provuan kurrfarë hakmarrjeje, përkundrazi, shqiptarët i morën në shtëpitë e tyre, u dhanë bukë e strehë, dhe në mbarim të Luftës, i përcollën shëndoshë e mirë në Itali. Ky  ishte dhe është populli shqiptarë.