‘Ja pse Lul Kimiku është përfituesi më i madh nga koalicionet me LSI’

171
Sigal

Deputeti Lulzim Basha dhe disa njerëz pranë tij kanë nisur sulmin në mediat sociale ndaj koalicionit Shtëpia e Lirisë, duke vendosur në shënjestër pikërisht LSI-në, partinë me të cilën Basha ishte në aleancë opozitare deri para pak muajsh.

Por ky duket një fakt i habitshëm, pasi politikanët thonë se vetë Basha ka përfituar më shumë nga kjo aleancë.

“Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI!

Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI!”, shkruan ish-presidenti Bujar Nishani.

Edhe deputeti Belind Këlliçi ndan këtë mendim.

“Nuk ka përfitues më të madh se Basha nga koalicioni me LSI. Tani bashkohemi përballë aleancës Rama–Basha. Përfituesi më i madh i koalicionit me LSI është Basha, është bërë ministër i Brendshëm prej tyre, kryetar bashkie në Tiranë, që i shtroi rrugën për të marrë PD,” tha Këlliçi.

Kurse analisti Armand Shkullaku tha për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV se ky koalicion është një përparësi e madhe për Berishën.

“Sa i takon koalicionit, e shoh në dy aspekte, teknik dhe politik. Në aspektin teknik është zgjidhja më e mirë për PD-në, përfaqësuar nga Berisha, për shkak se gjykata nuk është shprehur akoma. Futja në koalicion krijon një logo të re, nuk zhduk logon e PD dhe as atë të LSI. Do të jenë kandidatët e PD, sepse kanë mundësi reale potencialë për të fituar, të marrin një ose dy prej bashkive, do të ishte rasti më i mirë. Këto mund të quhen si primare të koalicionit, për sa kohë LSI nuk ka kandidat të tyre.

Sa i takon aspektit politik, është përparësi e madhe e zotit Berisha në këtë garë. Kam qenë edhe më parë, që çdo forcë opozitare, që është kundër regjimit të Ramës, duhet të bashkohet. Kam qenë që PD dhe LSI të hynin me listë të përbashkët edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Kemi shembullin që PD e zotit Basha, fraksioni i selisë, goditën edhe LSI-në edhe Berishën. Duke i pasur ata brenda, nuk e mundi dot regjimin. Po pa këta? LSI ka që në 2018 që i ka qëndruar luajale PD-së. Nuk e kuptoj këtë, që bashkë me trekëndëshin e Bermudës, bashkë me dy brinjët, nuk e munde dot Ramën, tani do i mundësh bashkë… Një koalicion me LSI dhe çdo parti që bashkohet në një sigël, për mua është ok politikisht”, tha Shkullaku.