Ja milionat e kryebashkiakëve/ Deklararojnë të ardhura minimale. A do të fillojë SPAK hetimet për burimin e vërtetë të pasurive të tyre?

360
Sigal

Shumë kryebashkiakë deklarojnë si të ardhura vjetore familjare vetëm rrogën e tyre dhe të bashkëshortëve, pasuritë e patundshme, duke i justifikuar me kredi bankare, të cilat i kanë përfituar me kaq “bujari” nga bankat, deklarojnë të ardhura nga depozitat bankare, por nuk deklarojnë sa janë shumat e llogarive bankare dhe ku i kanë përfituar ato, deklarojnë biznese familjare me investime shumë të mëdha, por me fitime shumë të vogla. Madje, ka edhe kryebashkaikë që janë në mandatin e pestë, më jetëgjatë edhe nga Lukashenko, por sërish, sipas deklaratave të të ardhurave të tyre janë kaq të varfër,  sa justifikojnë që të marrin edhe …ndihmë sociale nga shteti. Tallje kaq të madhe me deklaratat fiktive nuk mund të ketë nga kryebashkiakë, madje edhe më shumë sesa ato që denoncoi kryeministri Rama, për futbollistët, që përfitojnë dhjetëra mijë euro, ndërkohë që deklarojnë rrogë minimale. Problemi është: A do të fillojë SPAK-u  dhe OFL-ja  që të hetojnë burimin e vërtetë të kryebashkiakëve?

Armando Subashi kryebashkiaku i Fierit, jeton me qira

 Të ardhurat më të mëdha i ka siguruar nga pensioni i nënës në periudhën  2003-2004

 Pasuri  të paluajtshme nuk ka. Jeton me qira. Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti): Gjendje 2 mln Lekë  të mjeteve monetare cash, me burim të ardhura nga shitja e shtëpisë  2+1 në Fier, me pjesë takuese 1/3. Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara) nuk ka. 1) Të ardhura neto në vlerën 751 009 Lekë nga paga pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier për periudhën Prill 2003- Mars 2004. E ardhura bruto është 920 900 Lekë për të cilën detyrimet tatimore janë 169 891 Lekë.  Të ardhura neto në vlerën 27 230 Lekë nga pjesëmarrja në bordin Z.A.B.Gj. E ardhura bruto është 30 255 Lekë për të cilën detyrimet tatimore janë 3 025 Lekë. Nëna, të ardhura në vlerën 864 000 Lekë nga Sigurimet Shoqërore Dega Fier si pension për periudhën 01.04.2003-31.03.2004.  Për 2019: 1) Llogari bankare me gjendje 1 357 723.31 Lekë në 31.12.2019 me pjesë takuese  50%, me burim të ardhura nga paga pranë Bashkisë Fier 2015-2016 dhe nga shpërblimet e Këshillit të Qarkut Fier, deri në 31.12.2019.  Llogari bankare me gjendje 877.8 Lekë në 31.12.2019 me pjesë takuese 50% me burim të ardhura nga paga pranë Bashkisë Fier.  Llogari bankare me gjendje 2 397.4 Lekë në 31.12.2019 me pjesë takuese 50% me burim të ardhura si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.  Gjendje të mjeteve monetare cash në 31.12.2019, shuma 3 500 000 Lekë.  Kredi bankare me principal 3 000 000 Lekë, me afat 60 muaj, disbursuar në datë 27.12.2017, për të cilën është likuiduar shuma 612 709.47 Lekë principal dhe 92 350.53 Lekë interesa. Gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer në 31.12.2019 është 1 276 919.63 Lekë.  Bashkëshortja, Znj. Irena Subashi, gjendje të llogarisë bankare 25.22 Lekë me burim të ardhura nga paga pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier. Ka gjendje monetare cash 3 500 000 lekë, por ka kredi bankare me principal 3 000 000 lekë. Nuk e shpjegon dot pse ka marrë kredi bankare 3 000 000 lekë.

Agron Malaj,  kryebashkiak  i Matit
Pronar 100% i një apartamenti banimi në Tiranë, me sipërfaqe 156.43 m2 të blerë në Prill 2019 me vlerë totale 257 465 Euro. Detyrimi i likuiduar është 27 401 025 Lekë me burim të ardhura nga shpërndarja e dividentit të shoqërisë “Global Security Sh.p.k”,  ku subjekti është ortak në masën 50%. Detyrimi i mbetur i palikuiduar kundrejt shitësit është 32 817 Euro. Subjekti është ortak në masën 50% në shoqërinë  “Global Security Sh.p.k” me Nipt K72217015V me seli në Burrel, pasi ka blerë 1 Kuotë sipas Kontratës së Shitjes së Kuotave datë 10.12.2018 me vlerë 25 000 Euro (3 012 500 Lekë). Nga detyrimi total, subjekti ka likuiduar 22 500 Euro dhe ka mbetur detyrimi i pashlyer 2 500 Euro. Burimi i të ardhurave për blerjen e kuotave është nga shitja e një apartamenti në Tiranë. Të ardhura në vlerën 384 691 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Mat, për periudhën Gusht – Dhjetor 2019. Të ardhura nga shitja e kuotës me vlerë 25 000 Euro të shoqërisë  “Global Security Sh.p.k” me Nipt K72217015V në datë 15.11.2019, në bazë të Kontratës së Shitjes. Subjekti nga vlera totale ka arkëtuar vetëm 2 500 Euro dhe ka mbetur e drejta në shumën 22 500 Euro. Të ardhura në vlerën 535 198 Lekë nga paga si Drejtor Rajonal i OSHEE-së Burrel për periudhën Janar –Maj 2019. Të ardhura neto në vlerën 27 401 025 Lekë nga shpërndarja si divident të fitimit të shoqërisë  “Global Security Sh.p.k”, më 05.04.2019. Të ardhura në vlerën 57 870 Euro nga shitja e një apartamenti me sipërfaqe 105 m2, në vitin 2019.  Bashkëshortja, Znj. Esmeralda Malaj (Gjoka), të ardhura në vlerën 560 000 Lekë nga paga si menaxhere pranë Shoqërisë  “Global Security Sh.p.k” për periudhën Janar – Korrik 2019.  Detyrim 2 500 Euro kundrejt ortakut të shoqërisë  “Global Security Sh.p.k” për blerjen e 1 kutove në vlerën totale 25 000 Euro sipas Kontratës së Shitjes së kuotave datë 10.12.2018, për të cilën është shlyer shuma 22 500 Euro.  Detyrim në vlerën 32 817 Euro kundrejt një shoqërie të formës Sh.p.k për blerjen në muajin Prill 2019 të një apartamenti me sipërfaqe 156.43 m2 në Tiranë. Pakësuar me 172 598 Lekë gjendja e llogarisë pranë një banke të nivelit të dytë. Pakësuar me 90.86 Euro gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë. Bashkëshortja, Znj. Esmeralda Gjoka, pakësuar me 62 707 Lekë gjendjen e llogarisë bankare. Shpenzime të deklaruara gjatë vitit 2019 NUK KA.

Gëzim Topçiu, kryebashkiak  i Maliqit  20 -vjet  kryebashkiak, deklaron të ardhurat sa një familje e varfër

Bashkëpronar me 25% i një toke bujqësore me sip. 12 dynym në Korçë, përfituar nga ligji për ndarjen e tokës.  Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 225 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 1 500 000 lekë. Të ardhura në vlerën 1 135 572 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Maliq për vitin 2019.  Të ardhura në vlerë 105 000 Lekë nga dietat e përfituara si Kryetar i Bashkisë Maliq. Të ardhura në vlerën 133 875 Lekë nga shpërblimet si anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë. Të ardhura në vlerën 267.75 Euro nga interesat bankare të depozitës pranë “Union Bank sh.a” për vitin 2019. 1) Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, të ardhura në vlerën 624 141 Lekë nga paga si Drejtore Kopështit, Maliq.  Vajza, Znj. Joriana Topçiu (Çipa), të ardhura në vlerën 1 122 009 Lekë nga paga si punonjëse pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. 1) Depozitë bankare pranë  “Union Bank Sh.a”, e cila për vitin 2019 ka gjeneruar të ardhura nga interesi në vlerën 267.75 Euro.  Kontratë kredie me garanci depozitë bankare të marrë në 05.06.2019 në shumën 8 000 Euro me afat deri në 29.05.2021 me qëllim, mbulimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore vendore datë 30.06.2019. Gjatë vitit 2019 nuk është shlyer këst i kredisë dhe ka mbetur gjendja e detyrimit të pashlyer 8 708.36 Euro.  Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, pronare 100% e automjetit të tipit “Toyota Yaris” të blerë sipas kontratës së shit-blerjes datë 10.10.2019 në shumën 2 000 Euro. Burimi i të ardhurave për blerjen e automjetit është nga kontrata e kredisë të marrë pranë një banke të nivelit të dytë në shumën 410 000 Lekë në datë 25.10.2019.  Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, kredi bankare të marrë në 25.10.2019 në shumën 410 000 Lekë për të cilën gjatë 2019 është likuiduar detyrimi në shumën 12 990.24 Lekë dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit 400 497.61 Lekë. 1) Shpenzuar shuma 817 622.62 Lekë si shlyerje të kësteve të kredisë bankare, për vitin 2019. Gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer të kredisë është 668 653.78 Lekë.  Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, shpenzuar shumën 2 000 Euro për blerjen e automjetit “Toyota Yaris” sipas kontratës së shit-blerjes datë 10.10.2019.  Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, shpenzuar shumën 12 990.24 Lekë si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në 25.10.2019 në shumën 410 000 Lekë.

Majlinda Bufi, kryebashkiake Roskovec, miliardere me para emigracioni, pa qenë asnjë ditë emigrante

Zonja Bufi deklaron se burimi i pasurisë janë të ardhurat nga emigracioni. Ndërsa deklaron të ardhura 5 milionë lekë nga dietat në vitin 2019. Deklaron 3,5 milionë lekë të ardhura nga emigracioni, ndërkohë, që ka qenë kryebashkiake dhe deklaron të ardhura 10 milionë lekë nga rroga dhe dieta si kryebashkiake. Ndërsa burri i kryebashkiakes deklaron të ardhura nga interesat bankare të rrogës së kryebashkiakes. Gjatë vitit 2019 deklarojnë shpenzime vetëm paratë që paguajnë për kartat e kreditit, por nuk deklarojnë asnjë qindarkë për shpenzimet për rrobat, pushimet, ushqimet, etj.  Apartament banimi, sip. 320 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2006, me vlerë 9 000 000 lekë. Lokal 2 kate, sip. 640 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 18 000 000 lekë. Tokë are, sip 3120 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2007, me vlerë 7 500 000 lekë. Tokë are, sip 1665 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 710 526 lekë. Tokë are, sip 1850 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 789 473 lekë. Dyqan me sip. 42.5 m2, Lagjia nr.2 Roskovec, viti i blerjes 2012 me vlerë 5 500 000 lekë. tokë, truall e kabinë me sip 213 m2, lagje nr. 1 Roskovec me vlerë 110 760 lekë, blerë në vitin 2000. Bashkëshorti zotërues i objektit “Oficina e re” plus kabine elektrike, lagje nr. 1 Roskovec sip 600 m2 + 12 m2, blerë në vitin 1996 me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli. Bashkëshorti zotërues i truallit të oficinës me sip 1509 m2 blerë në vitin 1997 me vlerë 482 880 lekë. Bashkëshorti porosi për prenotim dyqani, kati përdhes plus garazhe nr.6 dhe nr.7 me sip 60 m2 me shoqërinë Ardit-06 shpk me vlerë 100 000 euro. Bashkëshorti porosi prenotim zyre 82.3 m2 me vlerën 75 000 euro + apartament 164.45 m2 me vlerën 55 000 euro me shoqërinë   “Ardit-06 shpk”. Bashkëshorti kontratë për ndërtim apartamenti me sip. 146 m2 në Tiranë, realizuar pagesa me shoqërinë Luarasi-05 shpk në vlerën 116 800 euro. Bashkëshorti porosi per ndërtim lokali, kati i dytë me sip 311.3 m2 me shoqërinë  “Ardit 06” në vlerën 435 820 euro, paguar paraprakisht 300 000 euro.

Të ardhura për 2019: Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 58 751 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni.Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 298.49 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni. Llogari personale në bankë të nivelit të dytë në vlerën 33 782 lekë. Depozitë në emër të vajzës në bankë të nivelit të dytë në vlerën 796 704 lekë. Burimi: kursime nga puna dhe paga.  Depozitë në emër të djalit në bankë të nivelit të dytë në vlerën 796 755 lekë. Burimi: kursime nga puna dhe paga.  Bashkëshorti llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë 2 096 lekë. Burimi: kursime.  Bashkëshorti llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë 11 266 lekë. Burimi: kursime.  Gjendje cash në shtëpi në vlerën 20 000 000 lekë. Dhënie huaje pale të tretë në vlerën 2 150 000 lekë. Të ardhura në vlerën 1 077 803 Lekë nga paga dhe dietat si Kryetare e Bashkisë Roskovec. Të ardhura në vlerën 4 650 Euro si dieta për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve nga Conseil Del Europe. 3) Shtesë 1 568 Lekë në llogarinë rrjedhëse me burim të ardhura si dieta nga Conseil Del Europe.  Bashkëshorti, Z. Arben Bufi, shtesë 49 646 Lekë në depozitën bankare në emër të fëmijës Iva Bufi si të ardhura nga interesat bankare dhe nga paga e Znj.Bufi.  Bashkëshorti, Z. Arben Bufi, shtesë 49 647 Lekë në depozitën bankare në emër të fëmijës Marvi Bufi, si të ardhura nga interesat bankare dhe nga paga e Znj.Bufi. Shpenzuar shuma 57.6 Euro si shlyerje të interesave dhe komisionit vjetor të kartës së kreditit të hapur pranë një banke të nivelit të dytë me limit shume 1 000 Euro. Shpenzuar shuma 5 964 Lekë si shlyerje të interesave dhe komisionit vjetor të kartës së kreditit të hapur pranë një banke të nivelit të dytë me limit shume 85 000 Lekë.

Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit

Shumë e varfër, sipas deklarimit të të ardhurave. Deklaron vetëm qindarkat që merr nga interesat bankare, në dollarë, por nuk deklaron sa dollarë ka në banka vajza me të ardhura modeste vetëm 5  milionë lekë të vjetra në vit, por merr kartë krediti nga banka 15 milionë lekë dhe për vitin 2019 shlyen vetëm 15 mijë lekë, domethënë vetëm 1 të dhjetën. Kaq budallenj janë bankat e nivelit të dytë që i japin kredi bankare vajzës së kryebashkiakes së Patosit!  Bashkëshorti i kryebashkiakes përfiton të ardhura modeste nga biznesi “Lajthi” , por investon dyfishin e fitimeve vjetore. Ose nuk deklaron saktë të ardhurat vjetore që përfiton, ose investon në një biznes  që vetëm humbet.  Të ardhura neto në vlerën 922 620 Lekë nga paga si Kryetare e Bashkisë  Patos për vitin 2019. Të ardhura në vlerën 0.45 Dollarë nga interesat bankare të depozitës. Të ardhura në vlerën 15.54 Dollarë nga interesat bankare të depozitës.  Bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, të ardhura në vlerën 806 530 Lekë nga paga si punonjës i Kompanisë Albpetrol Sh.a.  Bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, të ardhura në vlerën 334 730 Lekë nga aktiviteti privat.  Bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, të ardhura në vlerën 798 200 Lekë nga prodhimtaria bujqësore “Lajthi” për vitin 2015.  Vajza, Fjoralba Balilaj, të ardhura neto në vlerën 497 592 Lekë nga paga si Specialiste në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, Qarku Fier.  Vajza, Fjoralba Balilaj, kartë krediti pranë një banke të nivelit, për të cilën është shlyer detyrimi në shumën 14 812 Lekë dhe ka mbetur gjendja e palikuiduar 1 268.85 Lekë.

Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës, gruaja milionere me pagë modeste

Sotiraq Filo, pa biznese,  me një shtëpi modeste ku ka vetëm 50 % të saj, pa dhënie me qira të pasurisë të patundshme, por  deklaron të ardhura nga llogari rrjedhëse si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime Korçë sh.a. afërsisht 8 milionë lekë, pra merr afërsisht sa paga e kryebashkiakut, por  plus lekëve, përfiton edhe edhe 1 mijë euro  si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime Korçë sh.a. Si duket nga stërmundimi i tepërt. Bashkëshortja ka depozitë bankare 8 milionë lekë nga dhurata nga familja, pa shpjeguar kush ia dhuroi dhe përse. Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Ujësjellësit , Kryebashkiaku Sotiraq Filo, nga i cili përfiton mbi 9 milionë lekë, por edhe gruaja deklaron të ardhura nga paga dhe dieta nga Ujësjellësi i Korçës, afërsisht 11 milionë lekë. Bashkëshortja e kryebashkiakut  Filo, deklaron miliona të tjera nga depozitat e shumta bankare, pa treguar se sa qindra milionë lekë ka të depozituara dhe në cilat banka të nivelit të dytë i ka dhe të ardhurat nga rroga e saj, a i garantojnë dot këto shuma marramendëse që ka  në disa llogari bankare. Ndërkohë, për shpenzimet vjetore, kryebashkiaku  Sotiraq  Filo deklaron vetëm pagesat që ka bërë bashkëshortja për një kartë krediti, por nuk ka shpenzuar më asnjë qindarkë për veshje rrobash, pajisje shtëpiake, për pushime familjare, për ushqime, etj.  Bashkëshortja, Znj. Frosela Filo, të ardhura në vlerën 1 094 120 Lekë nga paga dhe dietat pranë Ujësjellës Kanalizime Korçë.   të ardhura në vlerën 68.8 Euro nga dietat pranë Ujësjellës Kanalizime Korçë, të ardhura në vlerën 14 354.15 Lekë nga interesat e depozitës bankare, të ardhura në vlerën 10 073.57 Lekë nga interesat e depozitës bankare, të ardhura në vlerën 502.33 Lekë nga interesat e depozitës bankare, të ardhura në vlerën 5 742.04 Lekë nga interesat e depozitës bankare, të ardhura në vlerën 622.55 Lekë nga interesat e depozitës bankare në emër të fëmijës, të ardhura në vlerën 622.55 Lekë nga interesat e depozitës bankare në emër të fëmijës, të ardhura në vlerën 5.25 Euro nga interesat e depozitës bankare. Të ardhura në vlerën 1 336 638 Lekë nga paga dhe dietat si Kryetar i Bashkisë Korçë. Të ardhura në vlerën 2 147.5 Euro nga dietat si anëtar i delegacionit të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Të ardhura në vlerën 142.75 Euro nga dietat si pjesë e “Steering Committee  Romacted”. Depozitë bankare në vlerën 1 158 377 lekë, e krijuar nga paga. Llogari rrjedhëse në vlerën 401 958 lekë, e krijuar nga paga.  Llogari rrjedhëse me vlerën 1 576 115 lekë e krijuar me të ardhurat nga shitja e dyqanit. Depozita bankare totale në vlerën 48 894 euro, të krijuara me të ardhurat nga shitja e dyqanit.  Llogari rrjedhësë në vlerën 767 935 lekë e krijuar nga të ardhurat si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime Korçë sh.a.  Llogari rrjedhësë në vlerën 923 euro e krijuar nga të ardhurat si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime Korçë sh.a.  Depozitë bankare në vlerën 2 450 115 lekë e krijuar nga të ardhurat e shitjes së dyqanit.  Kartë krediti me limit përdorimi 1 500 euro.  Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 2 343 050 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga dhe interesat bankare.  Depozitë bankare në emër të bashkëshortes në vlerën 1 978 euro, e krijuar me të ardhurat nga paga dhe interesat bankare.  Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 110 712, e krijura me të ardhurat nga paga.  Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 842 456, e mundësuar si dhuratë nga familja. Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në vlerën 166 031 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga.Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në vlerën 11 957 lekë, e krijuar me të ardhurat nga interesat bankare. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes në vlerën 500 000 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga. Kartë krediti në emër të bashkëshortes me limit përdorimi 50 000 lekë. Shtesë 708 055.48 Lekë në llogarinë rrjedhëse me burim të ardhura nga paga, dietat dhe shpërblimet për pjesmarrje në borde.  Shtesë 1 104.6 Euro në llogarinë rrjedhëse me burim të ardhura nga dietat dhe interesat bankare. Shtesë 7 895.31 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare. Shtesë 13 637.93 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare. Shtesë 82.75 Euro në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare. Pakësuar me 21 003.14 Lekë llogaria rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë. Shtesë 960.11 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare.  Shtesë 1.5 Euro në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare.  Kartë krediti me limit shume 1 500 Euro pranë një banke të nivelit të dytë me gjendje detyrimi 0 Euro.  Bashkëshortja, Znj. Frosela Filo, shtesë 14 354.15 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare,  shtesë 10 073.57 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare, shtesë 502.33 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare, shtesë 5 742.04 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare, shtesë 622.55 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare në emër të fëmijës, shtesë 622.55 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare në emër të fëmijës, shtesë 68.8 Euro në llogarinë rrjedhëse me burim të ardhura nga paga, shtesë 5.25 Euro në llogarinë bankare me burim të ardhura nga interesat e depozitës bankare, kartë krediti me limit shume 200 000 Lekë, për të cilën është likuiduar gjatë 2018 shuma 124 695.31 Lekë dhe ka mbetur gjendja e detyrimi të pashlyer 112 064.65 Lekë, kartë krediti me limit shume 2 000 Euro, me gjendje detyrimi 0 Euro, overdraft në llogarinë e pagës pranë një banke të nivelit të dytë në shumën 10 000 Lekë. Gjendja e detyrimit të pashlyer është 0 Lekë.