Ismeralda Seidolli: Le të shpresojmë, punojmë dhe besojmë që vitin e ardhshëm së bashku me festat të jenë ndezur edhe dritat e shpresës

466
Sigal

Nga Ismeralda Seidolli, Kordinatore e Studentëve LSI, Korçë

Korça është bërë shumë e bukur në këtë fundvit, por shkëlqimi i dritave dhe zbukurimeve nuk do të thotë vende pune për të rinjtë, as mbështetje financiare për ta.

A është interesuar ndonjëherë bashkia që përpos fasadës të hedhë sytë nga pjatat gjysëm të mbushura në tryezat e varfra familjare?

A është i interesuar dikush të pyesë sa mundësi kanë të rinjtë e fshatit të ndjejnë atmosferën e festave?
Sigurisht që jo, sepse koncepti i këtij sistemi është fasada dhe nxitja e iluzonit tek njerzit, mbështetja klienteliste dhe jo meritokracia apo mbështetja e të rinjve.

Jam e sigurtë që të gjithë e kanë përjetuar apo dëgjuar një rast ku bashkia mban qëndrim favorizues për besnikët e propagandës të saj, ata që kanë kryefjalë fasadën.

Jam po aq e sigurtë që sidomos të rinjtë e fshatit e ndjejnë veten të lënë në mëshirë të fatit nga papërgjegjshmëria e një bashkie që kujtohet për ta si rëndomtë në kohë fushate. Por ajo çka ka harruar bashkia përtej shkëlqimit të dritave është shpresa e të rinjve, të cilet po shpopullojnë çdo ditë e më shumë Korçën dhe rrethinat në kërkim të një vendi pune, që as fasada dhe propaganda nuk mundet më t’ja u sigurojë.

Le të shpresojmë, punojmë dhe besojmë që vitin e ardhshëm së bashku me festat të jenë ndezur edhe dritat e shpresës, për ta kthyer Korçën në shtëpinë e të rinjve!