Ish ministri Leonard Solis: Sot jemi më keq se kurrë! Oligarkët ndikojnë politikën, populli voton vetëm numra për parlament

425
Sigal

Ish ministri Solis kundër Ramës: Sot jemi më keq se kurrë! Oligarkët ndikojnë politikën, populli voton vetëm numra
Ish Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis dje komentoi deklartën e kryeministrit Rama, se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Solis tha se sot në Shqipëri ka më shumë oligarkë se kurrë, që ndikojnë tek politika dhe se gjendja e vendit është më keq se kurrë. Ish Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis: Pa dyshim që ka oligarkë, sot më shumë se kurrë ndonjëherë. Madje ata tani ndërhyjnë për përfitime ekonomike edhe tek politikanët. Situata është më keq se kurrë, ata ndikojnë tek tenderat. Oligark është ai që pasurohet dhe ndikon në vendimmarrjen politike. Programet e çdo force politike, janë për një treg të lirë, për një mundësi të barabartë të të gjithëve, dhe jo për influenca. Nuk ka qenë më keq se tani, madje tenderët janë edhe të parashikueshme ku do shkojnë. Ka edhe oferta krejt të pakërkuara. Edhe ndikime ka që mund të dalin më vonë”, tha Solis, i cili foli edhe për sistemin zgjedhor. Ai tha se populli prej disa vitesh po voton thjesht “numra dhe jo emra”. “Në të dyja forcat politike ka një defekt të rëndë, përsëri po zihen për flokësh. Populli ka disa vjet që voton numra, çdonjëri duhet të varet nga këmbët e veta, duhet të votohen emra”, tha ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.