Ish-ministri i Shëndetësisë i përgjigjet Manastirliut: Mjeku i familjes nuk është operator i “Call Center”!

330
Sigal

Pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se tashmë pjesë e luftës kundër COVID-19 do të jenë dhe mjekët e familjes, vjen një reagim nga ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu teksa i kthen përgjigje Manastirliut, thekson se mjeku i familjes nuk është operator i “Call center”, ndërsa shton se ata janë të pa pajisur me mjetet mbrojtëse e instruktimin përkatës.

Sipas Shehut mjekët e familjes, nuk janë ushtarët e imagjinatës së ministres, por janë profesionistë, misionarë, shpëtimtarë.

Postimi i Tritan Shehut:

Zonja Ministre, mjeku i familjes nuk eshte operator i “Call centre”!

Ministria e shendetesise flet me ne fund per “rolin” e kujdesit paresor e te mjekut te familjes, te lene ne te gjithe kete periudhe shume larg funksionit thelbesor ne ballafaqim me kete epidemi, kjo edhe mbas clirimit te tij te perkoheshem nga “skllaveria” e atij Check up-i.
“Per momentin do punojne on line e ne faza te tjera….” thote!
Absurditete, thoni me mire te verteten: Ju nuk keni akoma asnje strategji, ose me mire keni ngelur peng i centralizimit shkaterrues e frikes se transparences.
Mjeku i familjes eshte akoma i pa pajisur me mjetet mbrojtese e instruktimin perkates, gje qe jo vetem e pengon te jete aktiv, por dhe per aq sa po ben eshte i rrezikuar.
Shikoni si punon mjeku i familjes ne Gjermani, Itali, France kudo, megjithese kane 4-6 here me shume mjeke per fryme popullsie se sa ne, dhe i mobilizojne te gjithe!
Jo ne forme “batalionesh” si ju shpreheni per mjeket, ata nuk jane ushtaret tuaj imagjinare, ata jane profesioniste, misionare, shpetimtare, por te lene te paralizuar, nje “luks” ky i tepert vecanerisht per vendin tone.
Mjeku i familjes nuk ka nevoje per pushke, si ato qe per turp pame dje, ka nevoje per pajisje mbrojtese, mjete teknike pune, mundesi levizje, komunikimi etj, per te realizuar funksionet e tij te pa zevendesueshme qofte ne planin e test, test, test, qe ju e quani tashme parrulle “armiqesore”, te ndjekjes se rasteve qe trajtohen ne shtepi, komplikacioneve, kontrollit te karantines, dhenies se alarmit, etj, se Shqiperia nuk eshte vetem Qendra e Tiranes.