Ish-eurodeputetja Doris Pack: Konsolidimi i opozitës së vërtetë, vendim i drejtë

64
Sigal

Pack tha se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme. Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.

Ish-eurodeputetja Doris Pack në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Euroneës Albania”, tha se ishte e kënaqur që Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pack tha se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme. Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.

“Mendoj se është një situatë shumë e çuditshme. Jam e kënaqur që Gjykata i dorëzoi vulën PD-së së Sali Berishës, e cila është një opozitë e vërtetë. Tani ka shansin që të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme dhe për të parë se kush punon për njerëzit dhe kush është europian.

Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi e kishte çuar Shqipërinë në një situatë kur kishte statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërsa sot ka shumë problematika në vend.

Uroj që vendi të bëhet më i fortë dhe t’i kushtojë vëmendje problemeve qoftë në vend, qoftë në Ballkan dhe që BE të tregohet më serioz në gjykimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin, në mënyrë që t’i gjykojë më mirë ato. Ndoshta opozita shqiptare mund ta qeverisë më mirë vendin”, tha Pack.

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE, Doris Pack reagoi pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe simbolet në Partinë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha. Në postimin e saj në X, Pack theksoi se Partia Demokratike e Shqipërisë, e drejtuar nga Berisha, pasi është gjykuar nga gjykata, është PD e vetme dhe drejtë.