Ish-deputeti i PS: Në Tiranë pykat e Parlamentit diskutojnë për burg, në Kanada kur do kthehet normaliteti

343
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, i cili prej vitesh jeton në Kanada ka krahasuar masat e qeverisë “Rama” kundër koronavirusit me ato që ka marrë qeveria kanadeze.

Në një reagim në Facebook, Dedja shprehet se politika në Kanada po diskuton kur vendi mund të kthehet në normalitet, ndërsa në Tiranë diskutohet ende për burgosje.

“Në Kanada po flitet si të kthehemi në normalitet. Në Tiranë pykat e Parlamentit diskutojnë për burgosje!? Quo vadis atdheu im?”,- shkruan Dedja.