Ironia e Vasilit: Replikë me Tedi Blushin, familjarët e dëshmorëve dhe Kim Mehmeti janë rrezik për sigurinë kombëtare

263
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka replikuar me zëdhënësin e Presidentit të Republikës për dhënien e shtetësisë dhe dekorimet. Duke ju referuar akuzave të Rilindjes për dekorimet, Vasili shprehet me ironi se Presidenti ka bërë gabim që i ka dhënë shtetësinë shkrimtarit Kim Mehmeti dhe të afërmeve të dëshmorëve të UÇK. Vasili shton se këta janë rrezik real për sigurinë kombëtare.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:  

Replike e detyruar me Tedi Blushin!

Tedi pranoni qe keni gabuar!

Nuk forcohet siguria kombetare duke i dhene shtetesine Kim Mehmetit, qe lufton me penē, me fjale dhe me shembullin e tij per ruajtjen e kufijve te Kosoves dhe te integritetit te shqiptarisë, sepse siguria kombetare forcohet e çimentohet vetem siç ben Batoni, qe i shet e copton brenda nates kufijte e Kosoves e ç’ti dale perpara.

Tedi, familjaret e deshmoreve te UÇK jane vertet nje rrezik real per sigurine kombetare, sepse jane mesuar te japin edhe jeten e te derdhin edhe gjakun per kufijte e Kosoves dhe per dashurine ndaj Shqiperise, nderkaq siguria kombetare rritet e konsolidohet vetem sic ben Batoni, qe ja zhduk kufijte Kosoves dhe i ben kryeqytet Beogradin shqiptareve kudo qe jane.

Ndaj i dashur Tedi pranoni qe keni gabuar duke besuar tek Kim Mehmeti dhe familjaret e deshmoreve te UÇK, sepse nuk na duhen patriotë si keta, por na duhen “luftetare dhe patriote” si Batoni, qe “lodhen” duke e shitur Kosoven e Shqiperine dhe nuk lodhen qe ti mbrojne.