INTERVISTA E PLOTË/ Sokol Hazizaj: Votimi “Njëzëri” i kandidatëve për në institucionet e Gjyqësorit të kujton sistemin komunist

494
Aktualisht, Gjyqësori është në kolaps total, jo për arsye ligjore, por për shkaqe ekzistence të vlerësuesve kurse qeveria është në kulmin e luksit për të bërë jashtë vëmendjes atë çfarë do dhe kërkon në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe ligjet ekzistuese
Realisht, Reforma në Drejtësi, e propaganduar kaq bujshëm nga Kryeministri Rama, për katharsin e Gjyqësorit dhe kundër korrupsionit, DËSHTOI. Jo vetëm kaq. Avokati Sokol Hazizaj, një ndër ekspertët më të mirë të Jurispodencës, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke cilësuar aktualisht Gjyqësorin që ndodhet në kolaps, edhe pse zbatohet reforma në drejtësi, shpjegon, analizon e argumenton shkaqet, faktorët përse dështoi Reforma në Drejtësi në Shqipëri. Avokat Hazizaj, e cilëson Reformën në Drejtësi “eksperiment” dhe pohon se “Formatimi i një eksperimenti në llojin e vet në një vend të vogël, ku ende liria dhe gëzimi i saj nuk ka sjellë efektet e veta, mund të sjell ndryshime, por në mënyrë absolute nuk sjell përparim, sa kohë në thelb këtu ende vota dhe zgjedhjet politike janë totalisht të korruptuara, dhe liria është e barazvlefshme me paranë. Ndërsa për katharsin e Gjyqësorit, avokat Hazizaj, pohon jo vetëm që nuk mund të ndodhë, por, në një vend, si Shqipëria, ku jeta dhe liria ligjore është e rrezikuar në çdo moment, nuk ka kuptim ose është e tepërt të flitet për katharsis. 
-Avokat Hazizaj, përse deri tani ende nuk janë ngritur institucionet e reja të drejtësisë, derisa ka kohë që reforma në drejtësi u votua njëzëri në Parlament?
– Është e vërtetë dhe duhet vlerësuar seriozisht që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese dhe deri tani po kalojnë rreth dy vjet ku nga moria e me më shumë se gjashtë institucioneve të reja që duhet të ngriheshin dhe ndryshonin për pasojë të saj nuk janë ngritur dhe nuk kanë ndryshuar, përveç KPK (Komisionit të pavarur të kualifikimit, ose Komisionit të Vetingut, siç i thonë rëndom, si dhe Kolegjit të Apelimit) Përpos këtyre dy organeve, nuk ka asnjë risi tjetër reale të konstruktuar për shkak të kushtetutës. Në këtë kuptim, zë vend me të drejtë dyshimi i të ardhmes së ngrehinës së re të institucioneve qeverisëse të gjyqësorit dhe pajisjes së tyre me llogistikën e duhur dhe më pas funksionimin e tyre. Ndaj, parë me kujdes vihet re që boshllëku i krijuar nga mungesa e zbatimit të ligjit sjell për pasojë, ose i zë vend thashethemeve, apo sensibiliteteve, të cilat më tepër ngjajnë, ose zëvendësojnë me vulgaritete populiste punën e vet organeve. Sa i përket kohës, apo trajtës në formën e “njëzërit” të votimit, theksoj se kjo lloj mode ose fryme, më tepër të kujton të kaluarën e para viteve ’90, se sa mënyrën se si funksionon dhe duhet demokracia. 

– A ka praktikisht ligje në Reformën e re të Drejtësisë që fotografojnë qëndrime të caktuara të Politikës, për emërime konkrete në institucionet e reja të Drejtësisë?
– Duhet pranuar se në kohën që po jetojmë politika hileqare dhe mediokre duket sikur i ka lënë vend më shumë hapësirave të lirisë individuale të njeriut, se sa krijimit të profilit ligjor të respektimit të rregullave. Duke shfrytëzuar në mënyrë tinzare gjysmën e të pakënaqurve nga drejtësia, kanë larguar vëmendjen nga thelbi i deformimit, që është vet politika. Kjo mënyrë të sjelluri, në bëckground-in e vet nuk përjashton mundësinë e të përqëndruarit të të gjitha zgjedhjeve dhe në drejtësi me prokurim të drejtërdrejtë, siç po ndodh rëndom në dhe mbi çdo gjë. 
– Qoftë edhe teorikisht, kështu siç janë votuar ligjet e Reformës në Drejtësi, a mund të themi, që tashmë Politika, (Qeveria) është larg ndikimit të saj në vendimet e Gjyqësorit?
– Situata në të cilën ndodhemi, pra kur Gjyqësori është në kolaps total, jo për arsye ligjore, por për shkaqe ekzistence të vlerësuesve, gjyqtarëve, qeveria është në kulmin e luksit për të bërë jashtë vëmendjes atë çfarë do dhe kërkon, dhe kur haptazi aktet e saj, që jo rrallë herë vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe ligjet ekzistuese. Pra duhet pranuar se sot më shumë se kurrë janë krijuar të gjitha mundësitë për të hartuar akte dhe nën akte ligjore nga më të korruptuarit e gjithë viteve, thjesht dhe vetëm se drejtësia nuk funksionon, ose punon me gjysmën e kapaciteteve të saj, duke u marrë vetëm me çfarë ti dalë përpara, dhe jo me çfarë duhet të merret. Sot gjyqtarët dhe prokurorët, për hallin ekzistencialist dhe “mëkatet” e së kaluarës me të drejtën, janë më të kënaqur me vendime ekstraprocedurale burgimi, se sa me dhënien e të drejtës dhe lirisë. Pra sot më shumë se kurrë gjykatat janë bërë pjesë e sjelljes arbitrare të politikës. 

– Ndodh rastësi, që kandidatët për anëtarë në institucionet e reja të Drejtësisë, tashmë të reformuar, janë militantë socialistë?
– Pyetjes Tuaj do t’i bëja një korrigjim, sa i përket termit politik të militantëve socialist, sepse nuk ka socialist, por ka “socialist”, për shkakun e thjesht, mazhoranca në pushtet nuk po përpiqet, ose nuk ka asnjë shenjë sociale, por shfaq dhe mbart në themel shenja të një shteti që bazohet vetëm mbi tregun. Pra ne, unë, ti dhe të gjithë shtetasit e këtij vendi nuk jemi përball një shteti me tipare sociale, por një shteti të egër tregu, ku ekzistojnë vetëm dy kategori sociale, të “pasurit”, një grup i vogël biznesmenësh dhe nga ana tjetër, qytetarët, të cilët janë futur në një varkë ende pa u lagur nga uji. Ndaj sot nuk ka më kuptim termi socialist, apo militant për drejtësinë. 

– Mendoni se Vettingu në Gjyqësor bëri katharsin e të të korruptuarve?
– Unë jam skeptik për sipërmarrje të mëdha mbi një pjesë të vogël njërëzish, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vecse, ose për shkak të mediokritetit, ose profesionalizimit, vlerësojnë të drejtën në kushtet e një presioni politik të përhershëm. Këtë frymë më forcon dhe modeli pa model që është gjetur, pra mendoj se formatimi i një eksperimenti në llojin e vet në një vend të vogël, ku ende liria dhe gëzimi saj nuk ka sjellë efektet e veta, mund të sjell ndryshime, por në mënyrë absolute nuk sjell përparim, sa kohë në thelb këtu ende vota dhe zgjedhjet politike janë totalisht të korruptuara, dhe liria është e barazvlefshme me paranë. Në një vend ku jeta dhe liria ligjore është e rrezikuar në çdo moment, nuk ka kuptim, ose është e tepërt të flitet për katharsis. 

– Sa vërtetësi ka opinioni që ushqejnë shqiptarët, se do të vijnë nga SHBA dhe BE specialistë, gjyqtarë, prokurorë, që të arrestojnë zyrtarët më të lartë, aktualët dhe ish-ët, e korruptuar në Tiranë?
– Asistenca ligjore dhe procedurale në kuptimin ligjor dhe zbatimin e tyre në vendin tonë, ka qenë dhe është një aset shumë i rëndësishëm i krijuar nga vendet dhe agjestitë e ndryshme evropiane dhe më tej. Porr në klimën e krijuar këto pesë vite, për shkak të mungesës së formimit që kanë politikanët tanë, jo rallë herë ambientet mediokre ushqehen me të tilla skema, të cilat nuk do ishin keq në se do të ndodhnin. Por jam i bindur se asnjë vend evropin dhe më tej nuk mund dhe nuk kanë se si shkelin disa parime mbi të cilat janë ngritur dhe funksionojnë Fatet e lirisë dhe garancia juridike është gjithmon në dorën e vendit ku evoluon krimi dhe korrupsioni. Ndërkombëtarët janë faktor shumë i rëndësishëm në ngritjen e standartit të të kuptuarit të fenomenit, por i takon vendalinjëve të kufizojnë lirinë e të korruptuarëve, të cilat ndoddhin ose nëpërmjet votës, ose nëpërmjet burgut, por kur vota e qytetarit vidhet ose shpërdorohet nga politika, burgu është e vetmja shpresë, apo dritare e sigurt vetëm për qytetarin, jo për politikën. 
– A mund të ketë besueshmëri te shqiptarët, që të kërkohet Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë dhe jo për deputetët, ministrat, kryeministrin?
– Shpresoj të ndodh një gjë e tillë, por në qoftëse do vazhdohet dhe pak në kohë me histori fjalësh dhe vetingjes, pa ndodhur procesi, kam frikë se do të bëhemi qesharak jo vetëm përball njeri tjetrit, por dhe përball ndërkombëtarëve. Deri tani jam duke soditur vetëm vetingun në facebook dhe blogje mediatike, ku njerëz dhe politikan shfryjnë epshet e tyre ndaj njëri tjetrit, si në kohët e para viteve 90, ndërsa nga ana tjetër një prokuror/e apo gjyqtar/e midis lirisë, gjysmë lirisë dhe burgut zgjedh këtë të fundit, për të fjetur e qetë me simbolikën e kohës kur jetojmë, burgun.

– Të gjithë, partnerët politikë ndërkombëtarë të Shqipërisë, ambasadorët e huaj në Tiranë, kryeministri, pranojnë që Korrupsioni është problemi numër 1 në Shqipëri. Mirëpo, deri tani prokuroia ka arrestuar vetën disa ishdrejtorë me akuzën për korrupsion. Ju mendoni se deri te ishdrejtorët ka arritur metastaza e korrupsionit?
– Për mos të dhënë një përgjigje në kënde të ndryshme, theksoj se ne jetojmë në një vend ku Kushtetuta, si akt themelor ka ndryshuar disa herë, ligjet organike dhe ato funksiionale kanë ndryshuar me dhjetra herë, ndonëse thuajse të gjitha mazhorancat janë larguar me të njëjtin motiv, korrupsionin. Nga ana tjetër i vetmi ligj që nuk ka ndryshuar është Ligji nr.9000, datë 30,01,2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. 

– Zoti Hazizaj, si avokat, mund të më jepni këtë përgjigje: Derisa pranojmë që kemi dhe kishim gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, dhe këta do të zbohen, atëhere, çfarë duhet të ndodhë me çështjet gjyqësore që ata kanë dhënë vendime gjyqësore dhe njerëzit padrejtësisht janë dënuar? Duhen të rigjykohen?
– Në lidhje me këtë pyetje duhet të sqaroj se rishikimi apo rigjykimi është një hap procedural, dhe si i tillë nuk ka asnjë lidhje me largimin, ose jo të një gjyqtari, apo prokurori. Në se shtetasi, apo qytetari ka konstatuar, apo konstaton se gjatë hetimit apo gjykimit të një çështje gjyqtari/prokurori nuk kanë konsideruar një fakt/provë, nëpërmjet të cilës fatet e procesit do të ishin ndryshe, proceduralisht do t’i drejtohet gjykatës për rishikim të vendimit. Në kët kuptim nuk mendoj se ka lidhje rishikimi me vetingun, por kjo nuk do të thotë që pranimi i rishikimit të mos ketë lidhje me vetingun.
Sigal