Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Shoqërohen disa persona

9
Sigal

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Ende nuk dihet akoma pse ndodhen në Fier hetuesit e BKH-së, por janë shoqëruar disa persona.

Hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale. Kapllanaj u rreshtua krah Lulzim Bashës në përplasjen që ndodhi me Sali Berishën.

Madje ky i fundit e sulmoi disa herë. Më pas Kapllanaj u bashkau me Alibeajn në krijimin e partisë “Djathtas 1912”.