Inceneratorët, Kryemadhi: Kompanitë e inceneratorëve para nga AZHBR, kërkova informacion, drejtoresha e AZHBR më tha janë sekret hetimor

198
Sigal

Kompanitë e inceneratorëve kanë para dhe nga AZHBR. Kështu deklaroi në një emsion kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kryemadhi tha se ka kërkuar të dhëna nga AZHBR mbi këto financime por i është kthyer përgjigja se ato janë sekret hetimor. Do ti drejtohem SPAK-ut dhe Bashkimit Europian pasi paratë janë të taksapaguesve europianë u shpreh ajo.

Jo më larg, po para dy ditësh kam marrë një përgjigje negative nga drejtoresha e AZHBR. Ku kam kërkuar informacion për disa projekte që jane të paguar dhe subvencionuar nga taksa paguesit europiane, jo nga taksa paguesit shqiptarë. Ku më del në të gjithë dosjen e financimit të inceneratorëve këto kompani kanë marrë para dhe nga fondet e taksapaguesve europianë. Me kompani fiktive me nipte fiktive, me fatura fiktive. Dhe drejtoresha AZHBR më tha që këto janë sekret i madh hetimor. Edhe pse ligji për informimin e deputetit apo dhe qytetarit dhe përderisa këto kompani kanë marrë 2.5 milionë euro nga taksapaguesit europianë. Unë jo vetëm që do ti drejtohem SPAK-ut por dhe Bashkimit Europian.