Inceneratorët do paguhen nga shteti, ose do shkojnë në arbitrazh

342
Sigal

Skandali me inceneratorët

Çështja e Inceneratorëve mbetet të jetë gjithnjë e më shqetësuese dhe nën hetim. Të shumta janë kallëzimet në SPAK, përmes të cilave synohet që të vendoset një transparencë e plotë mbi megavjedhjen e parave nga buxheti i shtetit, që do të thotë drejtpërdrejtë nga mundi e djersa e qytetarëve shqiptarë. E ndërkohë, kur pritshmëritë publike janë drejt vendosjes para përgjegjësive  të atyre që e zhvilluan këtë aktivitet, Qeveria deklaron se do të vazhdojë të paguajë “ sepse rrezikohet nga arbitrzhi”, duke anashkaluar hallkat e zinxhirit të cilat në cdo vend do teë ishin pas hekurave për dëmin kolosal ndaj shqiptarëve.

Belinda Balluku: Lekët do vazhdojmë t’i paguajmë

Edhe pse ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndodhet në qeli dhe Klodian Zoto dhe Stella Gugallja janë në kërkim, inceneratorët do të vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shqiptarëve.

Këtë e tha ditën e sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kur u pyet në lidhje me pagesat që po bëhen për inceneratorët.Sipas saj, ‘të gjitha kontratat për incineratorët do të vijojnë’, pasi nëse do të ndërpriten, Balluku thotë se Shqipëria do të humbasë gjyqe në Arbitrazh.Sipas Ballukut deri në një kohë ku nuk ka një vendim gjyqësor lidhur me kontratën apo për personat që po zbatojnë kontrantën, procedurat do të vijojnë. Ministrja ka shtuar se prishja e kontratës do të kishte kosto në arbitrazh, ndërsa ka theksuar se hetimet po vijojnë ende.

“Dua të qartësoj detyrat. Ne nuk gjykojmë dosje se ka entitetet gjyqësore.Nuk i gjykojmë dhe paragjykojmë. Ne zbatojmë kontratat. Ne nuk marrim përsipër asnjë që të gjykojmë dosjet dhe kjo kontratë nuk vazhdon se ka në përbërje persona në kërkim. Janë nën hetim dhe deri kur të merren vendime ligjore për persona apo kontrata ne do e zbatojmë kontratën.Nëse nuk do bëhej kjo, ne do i krijonim dëme Shqipërisë në arbitrazh. Pra ministritë që janë në zbatim të kontratave do i zbatojnë dhe do i respektojmë kontratat.”