Ina Zhupa: Tani e kuptova nismën tuaj “Adopto një gjysh”, SPAK të çojë para përgjegjësisë njerëzit me pushtet politik e jo të merren me gjyshërit

139
Sigal

Në seancën e sotme plenare, deputetja e PD-së Ina Zhupa ngriti shqetësimin se qeveria mbylli sytë para raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për gjetjet e tyre për kompanitë e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj ajo kujtoi dhe nismën e promovuar aq shumë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “Adopoto një gjysh/e”.

Zhupa ironizoi duke thënë se tani më në fund e kupton këtë nismë, pas daljes së informacioneve të javës së fundit lidhur me pensionistët që dolën “pronarë” të kompanive të inceneratorëve, të përfshira në skemat e evazionit fiskal.

“Ishin raportet e KLSH që thoshin se Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja marrin kredi në emër dhe garanci me pronat e shtetit dhe paratë e buxhetit. Ishin raportet e KLSH që thoshin se vendi ku është zgjedhur inceneratori i Fierit e ishte ndryshuar dy herë ishte bërë pa plan.

E kur ne i referoheshim KLSH konsideroheshin si dokumente të thjeshta, rekomandime se nuk i pëlqenin të vërtetat e hidhura që thuheshin në raport. Sot jemi para një skeme që tregon se ku kanë shkuar milionat e shqiptarëve.

Tregon ca emra fiktivë se marrësit e vërtetë të atyre parave ne i dimë por SPAK ende si ka cuar pas hekurave.

Sot që ne flasim për inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë, për fushën me bar ne paguajmë 80 mijë euro çdo ditë, për plehrat që nuk digjen. Pavarësisht se çfarë ka thënë raporti i KLSH-së, pavarësisht se ministrja e Financave qenka në dijeni të skemës së evazionit fiskal, ndodh në gjithë botën thotë, bëhen edhe filma dhe me këtë justifikohen me milionat e eurove që i vjedhin nga taksat e shqiptarëve.

Kishim dëgjuar për nismën që propoganduan ‘adopto një gjysh’. Në fakt tani e kuptova nismën realisht. ‘Adopto një gjysh’ paska qenë me firmën e gjyshërve dhe gjysheve në azile dhe përdoret për skemën e evazionit fiskal, që të vidhen milionat e eurove të qytetarëve shqiptarë. Nëna dhe baballarë të cilët nuk dinin asgjë, të cilët jepnin intervista të tmerruar se si emri i tyre, firma e tyre ishte keqpërdorur dhe ishte përdorur në skemat e evazionit spital. A ka sot ndonjë të arrestuar për inceneratorin e Tiranës? Zero.

A ka njerëz me pushtet politik që i kanë garantuar këto skema dhe japin ende para nga xhepi i shtetit? Patjetër. A duhet të jenë para hekurave? Kjo është detyra e institucioneve të reja të drejtësisë që të reagojnë për inceneratorin e Tiranës e të vënë para përgjegjësisë njerëzit me pushtet politik e jo të merren me gjyshin e gjyshen e njerëzit e vdekur që iu kanë marrë firmat për skemat e evazionit fiskal siç u denoncua këto ditë nga zonja Kryemadhi.”- tha Zhupa.