Ilirjan Celibashi nxjerr shifrën: Sa ishte pjesëmarrja e qytetarëve në votime

307
Sigal

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga të dhënat e përpunuara rezulton se kanë marrë pjesë në votime 48.2% e qytetarëve.

Celibashi tha se në bashkinë e Pustecit po vazhdon numërimi i votave dhe është drejt fundit procesi i dorëzimit të materialeve

“Ka fillur procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit dhe është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore drejt vendeve të numërimit. KQZ po monitoron procesin, procesi  i transportimit të fletëve të votimit po bëhet sipas procedurave.

Përsa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave është në nivelin e 48.2%. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të dhëna nga të gjitha qendrat e votimit.”, tha Celibashi.