Ilir Meta: Nuk mund të ketë në rini të shëndetshme pa kushte për të nxjerrë në pah talentin

471
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të kampionatit të futbollit mes skuadrave të disa komunave të Tiranës, që do të zhvillohet në Petrelë. I pranishëm në këtë ceremoni simbolike ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala. Bëhet fjalë për një iniciativë të vetë komunitetit të fshatrave Farkë, Petrelë, Mullet, Bërzhitë, Krrabë, Baldushk, etj., që bëri të mundur zhvillimin e këtij aktivitete të mbështetura edhe nga biznesi vendas për t’i krijuar kushte sa më optimale të rinjve pjesëmarrës në turne dhe një fushë futbolli të pranueshme e me ndriçim për të mundësuar edhe luajtjen e ndeshjeve edhe gjatë mbrëmjes. 
Në fjalën përshëndetëse parë skuadrave pjesëmarrësve, por edhe tifozëve të shumtë që kishin mbushur fushën e futbollit në Petrelë, z. Meta tha se aktivitete të tilla gjallërojnë jetën e një komunitetit dhe u japin mundësi të rinjve që të ushtrojnë aftësitë e tyre sportive. 
“Jam i surprizuar, sepse më kishin ftuar për të marrë pjesë në një kampionat futbolli mes të rinjve të komunave të ndryshme, por nuk e mendoja se do të ishte i të tilla përmasave, – tha z. Meta. – Nuk bëhet fjalë thjesht për një ndeshje, këtu kemi të bëjmë me një projekt për një transformim të jetës në gjithë këtë komunitet të mrekullueshëm dhe për të dhënë një model se si mund të bëhet jeta në komunitet më e gjallë, më sportive me e gëzueshme dhe për të dhënë një shembull se si mund të gjallërohet sporti dhe se si mund të merren të rinjtë me sport”, – u shpreh Kryetari i LSI-së, duke shtuar se të rinjtë shqiptarë kalojnë më shumë kohë në kafe pasi nuk kanë mundësi të tjera.
Z. Meta shtoi se nuk mund të ketë në rini të shëndetshme nëse nuk u krijohen kushtet e përshtatshme për të nxjerrë në pah talentin e tyre. 
Sigal