Ilir Meta ironi me Bashën: Luli faqen e ndërron, dje shante, sot lëvdon!

148
Sigal

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në një emision, ku u pyet lidhur me votat që Lulzim Basha dha për zgjatjen e afateve të vettingut.

Meta e ironizoi Bashën, duke thënë se “Luli faqen e ndërron, dje shante, sot lëvdon”, si referencë ndaj faktit se Basha e ka quajtur vettingun një “projekt mafioz”, ndërsa sot votoi zgjatjen e tij.

“Edhe Lulzimi faqe ndërron, dje shante sot lëvdon!

Zoti Basha, në bindjen time të plotë, është ndihmësi më i vetëdijshëm i Edi Ramës, në kapjen e sistemit të drejtësisë, pasi në mënyrë të mirëkoordinuar me të, në të kaluarën, por edhe sot kur roli i tij ka dalë zbuluar si një i infiltruar ka qenë sinkron.

Basha ka bojkotuar kur duhet të merrte pjesë në reformën ne drejtësi.

Kur ka dalë zbuluar si bashkëpunëtor i Edi Ramës, për ta ndihmuar për kapjen e shtetit, është i detyruar të bëjë gjëra të tilla qesharake.

Edhe kur isha kryetar parlamenti kam bërë detyrën time dhe është vetëm merita ime miratimi me 140 vota”, tha Meta.