Ilir Meta: Duhet klimë politike konstruktive, që ndihmon negociatat për anëtarësim në BE

515
Kreu i kuvendit, pritje për Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KE
Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly me të cilët bisedoi mbi situatën aktuale politike në vend, avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Z. Meta vlerësoi punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së standardeve të transparencës. Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut, implementimin e procesit të dekriminalizimit si dhe garantimin e standardeve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Z. Meta nënvizoi se vendi ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Meta theksoi: “Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut. Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është shprehur Meta.
Sigal