Ilir Meta: Autoritetet franceze dhe BE, të zgjidhin incidentin e arrestimit të Ramush Haradinajt

415
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta ka reaguar ndaj
aktit të arrestimit të Ramush Haradinajt. Sipas zyrës së shtypit të
kryeparlamentarit, kreu i kuvendit Ilir Meta,
u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj nga policia franceze
, akt i
kryer në bazë të një urdh
ri të vjetër arresti, të lëshuar nga Serbia. Kryetari i Kuvendit  Z. Ilir Meta
thekson,
se beson që
autoritetet policore franceze, do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të
këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së
lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.
Kryetari Meta thekson, se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm
dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes
Prishtinës dhe Beogradit.
Kryeparlamentari Ilir Meta Meta, u
bëri
thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të
Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e
tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në
të ardhmen.