“Identiteti i shtetit të Kosovës u vu në rrezik”, Kryemadhi : Duhet të fuqizojmë ekonomikisht Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

150
Sigal

Si antishqiptare?

Janë shumë të thjeshta. Mjafton që në momentin që deri në vitin 2013 ku i ka hedhur hi syve, edhe neve si LSI, që i dhamë votën në 2013, mjafton të rikthehemi në politikën e Kosovës, mjafton të rikthehemi në politikën e Maqedonisë, në politikën rajonale, politika e jashtme e Shqipërisë që deri në vitin 2013 ka qenë një nga politikat më avangarde dhe krijonte stabilitet në Rajon, e cila krijonte hapësira për rritjen dhe zhvillimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe njohjen e saj, pavarësisht flamujve politikë. Mjafton të shikoni që gjatë kohës së qeverisjes së Edi Ramës u vu në diskutim identiteti i shtetit të Kosovës. A filluan shtete të ndryshme të rikthenin mbrapsht ose të kërkohej mos njohja e Kosovës? Po. Sepse i dha prioritet dhe ekspansion të paparë ekonomisë serbe, politikës së jashtme serbe dhe faktorizimit të elementit Vuçiç në Rajon.

Këtë e bëri zoti Rama?

Minishengeni i cili edhe sot e kësaj dite nuk është transparent për Kosovën dhe Shqipërinë, a e dimë ne se cila është marrëveshja midis Serbisë dhe Shqipërisë për të? A kanë sot qytetarët kosovarë, qytetarët shqiptarë apo të Maqedonisë dijeni se cila është marrëveshja për Minishengenin? Pse nuk është Mali i Zi dhe Kroacia pjesë e saj? Pse nuk është Bosnje Hercegovina pjesë e saj? Çfarë ka dhe çfarë fsheh kjo marrëveshje? Pse duhet të jenë jo transparentë për këtë marrëveshje? Destabiliteti politik që ndodhi në Kosovë, qoftë në periudhë pandemie, qoftë në periudhën e situatave të ndryshme, a kanë prapa saj ndikim? Ne diskutuam pas 20 e ca viteve bombardimet në Kosovë dhe pas më shumë se 11 vitesh të pavarësisë së Kosovës. Pra a janë këto që pas kësaj kohe, ne fillojmë dhe ridiskutojmë çështjen e kufijve? A është normale kjo, kur ne duhet të fuqizojmë ekonomikisht Kosovën, Shqipërinë, duhet të fuqizojmë ekonomikisht shqiptarët në Maqedoni, por jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana kulturore e arsimore. Sot po largohet e gjithë rinia shqiptare, e Kosovës, e Maqedonisë, e Shqipërisë, ku Shqipëria mban vendin e parë. Po shpopullohen vendet tona, po shpopullohen trojet shqiptare. Po ikin të gjithë të rinjtë dhe të rejat. A janë këto politika që kanë mbrapa tyre interesa antishqiptare? Sa është numri i investimeve apo vlera në para e investimeve të huaja në Serbi dhe sa është në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për shqiptarët?

Z.Rama dhe të tjerë thonë që po ikin për një jetë më të mirë jo se e kanë keq këtu, por ngaqë po kërkojnë mundësi më të mira…

Po, por ku po punojnë shqiptarët? Mos po punojnë në Parlament Europian? Apo në ministritë e jashtme franceze, gjermane apo italiane? Ku po punojnë shqiptarët kur ikin nga Shqipëria? Një shqiptar i pashkolluar, kush ta pranon në Gjermani? Nëse po ikin për një jetë më të mirë pse duhet të vdesin shqiptarët nëpër kontejnerë për të kaluar në Angli? Pse duhet të paguajnë 20 mijë pound djemtë shqiptarë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e barit? Se për këtë po ikin. Nuk po ikin as për të punuar nëpër spitalet e Anglisë, as për të punuar në bankat e Anglisë, aq për të qenë barist po themi në lokalet e tyre, por po ikin nëpër shtëpi bari. Dhe po kthehen në kontigjentë kriminalë. Po rritet numri i të kërkuarve shqiptarë në Angli. Kjo është jeta më e mirë? Për të marrë 20 mijë pound borxh dhe për të ikur me kontejnerë në Angli? Jo nuk mendoj që kjo është jetë më e mirë. Përkundrazi mendoj që është burg.