I ra bilbilit, Spaho përjashtohet. I hiqet dhe dita e punës

123
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje.Shkak për përjashtimin e deputetit është bërë sjellja e tij gjatë punimeve të Kuvendit.Ai bllokoi disa herë foltoren e Kuvendit si dhe i ra bilbilit në momentin që merrej fjala nga deputetët e maxhorancës në Kuvend.Bëhet me dije se deputetit demokrat krahas masës për përjashtim do t’i hiqet dhe dita e punës.Vendimi iu komunikua deputetit Spaho nga zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

“Ju heq të drejtën e fjalës gjatë kësaj seance plenare. Nuk kemi të drejtë as për replikë, as për asgjë dhe do të sigurohen t’iu jap këtë masë sa herë që ju të vazhdoni të përsërisni këtë. Ju vijoni të cënoni rregullin e kësaj seance”, tha Felaj.