“I ka futur frikën për t’i ulur kokën”, Berisha nga Fieri: Për ujë dhe drita, Rama arrestoi më shumë shqiptarë sesa Enver Hoxha!

144
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e së shtunës për të zhvilluar fushatë me demokratët e Fierit.

Gjatë fjalës, Berisha tha se Rama për ujë dhe drita po se ka arrestuar më shumë shqiptarë sesa Enver Hoxha.

“Ky i ka futur frikën shqiptarëve duke i çuar në varfëri ekstreme, as rroga as pensionet nuk janë rritur. Jo vetëm që nuk janë rritur por unë do të thoja janë ulur. Po çfarë bën Edi Rama është më keq se Enver Hoxha, 26 mijë shqiptarë arrestoi Enver Hoxha për arsye politike, kurse Edi Rama arrestoi 38 mijë shqiptarë për ujë dhe drita. Askush në botë nuk arreston shtetasit për arsye sociale. Ky e bën këtë për t’i futur frikën shqiptarëve sepse frika është faktor që ul kokën njeriut. Kështu ku i bën shqiptarët për t’i larguar nga vendi. Ky do të bëjë jetën ferr njerëzve”, u shpreh Berisha.