I famshmi i “Instagramit” i bën thirrjen qytetarëve: Të dalim në shesh të kërkojmë të drejtën tonë, se na kanë vjedhur votën

163
Sigal

Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Vetvendosje, në Tiranë, të cilët publikuan videot ku dukeshin numëruesit të cilët nxirrnin votat të Opozitës të pavlefshme, ka reaguar dhe një nga njerëzit më të famshëm të rrjetit social, “Instagram”, Ilir Vrenozi.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi bën thirrje njerëzve, që të gjithë së bashku pa përfaqësuar asnjë parti, të dalin në shesh pasi gjatë zgjedhjeve të 25 prillit shqiptarëve u është vjedhur vota.

Postimi i tij i plotë:

Skandal…

Ore do kërkojmë të drejtën tonë ne , apo do rrimë të hamë m….

Të dalim në shesh pa parti.. të dalim se na kanë vjedhur votën…