Hysen Osmanaj, ish anëtar i KQZ/ Reforma Zgjedhore të detyrojë që zgjedhjet të bëhen me qeveri kujdestare dhe numërim elektronik

179

Hysen Osmanaj, Ish anëtar i KQZ-së

Vota manipulohet kur qeveria dhe partitë qeverisëse kanë qëllim manipulimin e zgjedhjeve dhe fitimin e tyre me çdo kusht, duke mos bërë zgjedhje të lira dhe demokratike, lerë pastaj që nuk bëhet fjale për arritjen e standarteve të kërkuara

Reforma zgjedhore të detyrojë që zgjedhjet të bëhen me qeveri kujdesare

Jakup B. GJOÇA

Hyesen Osmanaj, ish anëtar I KQZ-së në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se në reformën e re zgjedhore duhet të konsolidohet detyrimi që në zgjedhjet, (duke filluar që nga ato të parakohshme parlamentare, nëse zhvillohen) të zbatohet numërimi elektronik, gjë që është e mundur, për të minimizuar manipulimin e votës, e cila bëhet nga partia qeverisëse. Zoti Osmanaj shpjegon pse është kundër depolitizimit të administratës zgjedhore në këto kushte ku jemi ende në tranzicion, ndërsa pohon se në reformën e re zgjedhore duhet të përcaktohet qartë, që zgjedhjet parlamentare të bëhen vetëm me qeveri teknike, e cila duhet të formohet 4-5 muaj para datës së zgjedhjeve.

-.Zoti Osmanaj, ju ishit në KQZ në 2013, ku u testua numërimi elektronik. PD kërkon numërimin elektronik në zgjedhje. A ka kohë që në votimet e ardhshme parlamentare, të parakohshme, ose në 2021 të zbatohet numërimi elektronik, ?

-Me sa më kujtohet kërkesa e PD dhe e opozitës së bashkuar në Komisionin Parlamentar të reformës zgjedhore përpara se të bojkotonin parlamentin ka qenë futja e teknologjive të reja në të gjithë procesin e votimit, gjë që do të thotë indentifikimin e zgjedhësve, votimin elektronik dhe  numërimin e nxjerrjen e rezultatit, po qe se tani kërkohet vetëm numërimi elektronik mendoj se është plotësisht i mundshëm në zgjedhje të parakohshme dhe aq më tepër në ato të zakonshme të vitit 2021. E them se ka kohë dhe është i mundur, pasi kam parasysh që teknologjitë e reja kanë avancuar shumë nga 2013, operatorët e ndryshëm kanë avancuar me pajisje shumë të sofistikuara, gjë të cilën e kemi parë në konferenca të ndryshme, ku është diskutuar për përdorimin e teknologjise informative në zgjedhje. Në vitin 2013 nuk u realizua, pasi formati të për cilën u formatuan pajisjet e numërimit ishte A3 dhe numri i subjekteve konkuruese ishte shumë më i madh se sa u parashikua nga KQZ-ja, ky format nuk i zinte të gjitha subjektet konkuruese, partitë politike nuk pranuan ndryshimin e fletës se votimit me arësytimin se doi vështirësojmë elektoratit votimin, gjë e cila çoi në dështimin e numërimit elektronik.

– Mendoni se numërimi elektronik do të luftojë manipulimin e votës? 

– Nuk mendoj se numërimi i votave ka qenë elementi kryesor që ka ndikuar në manipulimin e votës, por mund të ndihmojë në numërimin pak më të saktë dhe më të shpejtë. Kam këtë bindj,e pasi si komision kemi rinumëruar disa zona zgjedhore dhe nuk kemi patur ndryshime mandatesh, pas rinumërimit, numërimi i votave në qendra numërimi të përqëndruera ka qenë i mirë, por ka patur ndërprerje dhe vonesa në daljen e rezultatit të zgjedhjeve. Vota manipulohet kur qeveria dhe partitë qeverisëse kanë qëllim manipulimin e zgjedhjeve dhe fitimin e tyre me çdo kusht, duke mos bërë zgjedhje të lira dhe demokratike, lerë pastaj që nuk bëhet fjale për arritjen e standarteve të kërkuara, kur partitë politike konkuruese nuk kanë qëllim politik  zgjedhjet e ndershme, të lira dhe të drejta, por fitoren me çdo mënyrë, ku partitë financohen nga bota e krimit, kur përdoren të fortit për indimidimin e votuesve, kur të pasurit nga paratë e drogës dhe të korrupsionit përdoren për shitblerjen e votave dhe e gjithë administrata publike me gjithë forcat e rendit e sigurisë marrin pjesë aktive në fushatë.

– Zoti Osmanaj, çfarë ndryshime në Kodin Zgjedhor duhen bërë që të mos ketë më mundësi financimi i partive politike dhe subjekteve elektorale me burime financiare që nuk kanë transparencën dhe janë në kundërshtim me ligjin?

– Mendoj se dy ndryshime mund të bëhen për të minimizuar financimin e partive politike nga bota e krimit apo nga subjektet private që kanë përfituar tendera nga buxheti i shtetit (këto subjekte i ndalon kodi zgjedhor aktual të financojnë fushaten zgjedhore);

Se pari, të krijohet me ligj një bord monitorimi me ekspertë kontabël, i cili të përcaktojë koston e çdo aktiviteti gjatë fushatës, duke përcaktuar kështu saktë shpenzimet e fushatës, afërsisht si bordi i monitorimit të medias. Në rast se partitë politike kanë tejkaluar shumat e deklaruara të çohen nga KQZ për ndjekje penale.

E dyta, për ta patur më lehtë të bëhet financimi nga buxheti i shtetit, kjo justifikohet pasi ne jemi një vend me elektorat dhe sipërfaqe të vogël me mundësi informimi pa shumë shpenzime buxhetore.

-Çfarë propozoni ju që partia që qeveris të mos ketë mundësi praktike të përdorë për fushatën e saj zgjedhore burimet shtetërore dhe administratën publike?

Në nenin 88 te Kodit zgjedhor është e ndaluar përdorimi i burimeve publike në favor të një subjekti zgjedhor, në zgjedhjet e vitit 2017, por dhe në ato monopartiake vendore të vitit 2019 treguan se partia që qeveris, ose më saktë partia-shtet i kalojë të gjitha parashikimet, duke u vërtetuer me prova dhe fakte që u keqpërdorën burimet publike, pra burimet shtetërore dhe administrata publike në mbështetje të qeverisë së PS, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 u përdor dhe policia e shtetit,  e cila duhej të ruante rendin dhe sigurinë ditën e zgjedhjeve dhe ditët e numërimit të votave, fakte këto të vërtetuera, siç është bërë e ditur në dosjet e Durrësit dhe të Peshkopisë. Gjetjet në raportin përfundimtar të OSBE/ODIR për indimidim të zgjedhësve nga të fortit, presioni dhe indimidimi i administratës nga qeveritarët dhe shitblerja e votës tregojnë se partia-shtet që qeveris vendin ka minuar besimin e elektoratit se mund të ketë vullnet të mirë për të bërë zgjedhje të lira dhe demokratike nga kjo parti në pushtet. Nisur nga përvoja në zgjedhjet e kaluara partia qeverisëse nuk ka qëllim politik të bëjë zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta, por t’i manipulojë ato me çdo mënyrë për t’i fituar, atëherë e vetmja rrugë është në periudhën zgjedhore pesë muaj para datës së zgjedhjeve qeveria të jap dorheqjen dhe të vijë një qeveri teknike për të kryer zgjedhjet dhe ruajtur sigurinë e vendit. Dorëheqja e qeverisë në zgjedhje të përgjithshme të vazhdojë deri sa në vend qeverisja të bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, siç e përcakton Kushtetuta, sot jemi të bindur se pushteti gjyqësor nuk ekziston vetëm duhet t’i falenderojmë disa gjyqtarë, të cilët me kurajo dhe me guxim po mundohen të ndalin zullumet qeverisëse.

Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 KQZ dhe Kolegji Zgjedhor morën vendime të këtilla sa rrëzuan Dekretin e Presidentit të Republikës për Datën e Zgjedhjeve. Reforma e re zgjedhore a duhet të  përcaktojë në Kodin Zgjedhor  më qartë kompetencat kushtetuese të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor?

– Kolegji Zgjedhor dhe KQZ nuk kanë kompetenca kushtetuese, ata nuk mund ta rrëzojnë Dekretin e Presidentit, ata rrëzimin e bënë në shkelje të ligjit zgjedhor dhe Kushtetues si KQZ-ja, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor, i vetmi organ që rrezon Dekretin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese. Kolegji Zgjedhor dhe KQZ i kanë të përcaktuara qartë kompetencat në ligjin zgjedhor, çdo tejkalim i ngarkon me përgjegjesi. Zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit janë në shkelje të ligjit, kjo është e përcaktuar qartë në Kushtetutë se i vetmi institucion që dekreton datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës, zgjedhjet në vlerësimet e OSBE/ODIR nuk plotësuan standartet për të qenë të lira dhe demokratike, po kështu për Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit Europës i vlersoi jo pluraliste.

– A duhet të rishikohet në Kodin Zgjedhor edhe kompetenca e Presidentit të Republikës nëse duhet të ketë kompetencë të anullojë një datë të dekretuar zgjedhjeje, pa kompromisin politik të palëve politike?

– Mendoj se kompetencat e Presidentit janë të përcaktuara në Kushtetutë, në të cilën është e përcaktuar qartë se Presidenti dekreton datën për zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe referendumet.

– A ka ardhur koha që administrata zgjedhore në fushata zgjedhore të përbëhet nga gjyqtarë aktivë, pra të depolitizohet? Që nga KQZ-ja e deri numëruesit e votave të jenë gjyqtarë?

– Nuk mendoj se ka ardhur koha optimale për të depolitizuar administratën zgjedhore, administrata duhet të jetë transparente dhe e besushme që elektorati dhe subjektet konkuruese të pranojnë zgjedhjet, është vështirë të gjesh sot në Shqipëri njeri apo institucion të depolitizuar si në administratën civile dhe në institucione gjoja të pavarura, kur pasi dhe reforma në drejtësi po paragjykohet si selektim politik. Sa i përket gjyqtarëve aktivë mendoj se nuk kemi luksin të kemi aq shumë, sa të plotësojmë administratën zgjedhore dhe përvoja me Kolegjin Zgjedhor nuk ka rezultuar se gjyqtarët kanë qenë të depolitizuar dhe shumë besnik të ligjshmërisë.