Hoffmann: Shumë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, por kjo ju dëmton

516
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffmann përpara nxënësve të shkollës profesionale “Karl Gega” tha se shumë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, por kjo sipas tij ju dëmton.
“Shumë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, por kjo ju dëmton. Nuk jepet azil dhe të rinjtë duhet ta dinë këtë, pavarësisht fjalëve që dëgjojnë” ka thanë Hoffmann.
Ambasadori i Gjermanisë ishte bashkë me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili tha se dy klasa do të realizojnë praktikat në biznese gjermane në Shqipëri.
“Jemi larg sistemit dual gjerman përsa i përket arsimit professional. Në Shqipëri ndjekin shkollën profesionale rreth 16-17 % të nxënësve, kurse në Gjermani rreth 70%.Nuk do të ketë kurse profesionale pa kërkesë të biznesit”, tha Klosi.
Sigal