Hoffman: Politika është marrë pak me azilkërkuesit. Qeveria të kthejë shpresën

457
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, kritikoi politikën shqiptare se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.
Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën. Eshtë ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar përmes mikrofonit të ABC News.
Ambasadori gjerman nuk e fsheh habinë me të cilën ka konstatuar sa pak është marrë politika shqiptare me këtë fenomen.
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë do të ishte i pari që do të ndjente pasojat, shpjegon Hoffman.
Pasi përsëriti disa herë se nuk ka asnjë shans për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, ambasadori Hoffman shpjegoi fenomeni është ushqyer edhe kohët e gjata deri në 6-7 muaj për të përgjigje.
Ndaj Berlini ka vendosur t’i shkurtojë ato ndjeshëm.
Ai bëri të ditur se ekziston një listë me 80 profesione, për të cilat vendi i tij është i interesuar, për kë dëshiron nga Shqipëria që të kërkojë punë legalisht në vendin e tij.
Gjithsesi, sipas ambasadorit Hoffman, shqiptarët kanë për detyrë të qëndrojnë në Shqipëri, për të ndërtuar vendin e tyre. Ndihma e Europës dhe Gjermanisë, theksoi, nuk do të mungojë.
Sigal